Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vala e parë e emigrantëve nga Amerika Qëndrore arrin në kryeqytetin e Meksikës

Vala e parë e emigrantëve nga Amerika Qëndrore arrin në kryeqytetin e Meksikës

13:52, 05/11/2018
A+ Aa A-

Emigrantët e parë nga Amerika Qëndrore pjesë e një karvani që udhëtoi përmes Meksikës drejt Shteteve të Bashkuara me shpresën për të kërkuar azil arriti në Qytetin Meksiko të dielën duke marrë strehim të përkohshëm në një stadium të mbyllur, njofton Reuters.

Emigrantët u rreshtuan për të marrë ushqim ndërsa qëndrojnë në një strehë në Arriaga, Meksikë.

Më shumë se njëmijë persona nga Amerika Qëndrore janë duke u larguar nga dhuna e bandave dhe vështirësitë financviare në atdheun e tyre. Ata u ulën në stadiumin ku qeveria ka afruar ushqime dhe kujdes mjekësor.

Përpara zgjedhjeve të Kongresit amerikan që mbahen të martën, Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se karvani po avanconte dhe ka urdhëruar dërgimin e mijërave trupave në kufi me Meksikën, ku ushtria ka shtrirë tela me gjemba këtë javë.

Emigrantët mbërritën në kryeqtet afro 500 km larg pikës kufitare me Teksasin, katër javë pasi u nisën nga qyteti i Hondurasit, San Pedro Sula.

“Mendjet tona e kanë vendosur të hyjnë në SHBA, të përmbushin ëndrrën amerikane”, tha Mauricio Mancilla, që ushëton me djalin e tij 6 vjeçar nga San Pedro Sula. “Ne kemi besimin në Zot që kjo do të bëhet pavarësisht nga rrethanat”.

Mijëra e më shumë persona nga Amerika Qëndrore janë duke lëvizuar në grupe në, Verakruz, Puebla dhe në Chiapas, thonë mediat lokale.

“Ky është një eksod” tha Alejndro Solalindje, një prift katolik dhe aktivist për të drejtat e emigrantëve. “Është i paprecedent”.

Qeveria amerikane i ka bërë presion Meksikës të ndalë avancimin e emigrantëve dhe presidenti Enrique Pena Nieto ka afruar letra qëndrimi të përkohshme dhe punë nëse ata regjistrohen për azil në shtetet jugore Chiapas dhe Oaxaka.

Qeveria e meksikës tha të shtunë se po përpunonte rreth 2800 kërkesa për azil dhe se rreth 1100 persona nga Amerika Qëndrore ishte dëbuar./SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco