Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Trump paralajmëron Phenjanin

Trump paralajmëron Phenjanin

21:36, 24/05/2018
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili sapo anuloi samitin me liderin koreano-verior, Kim Jong Un, paralajmëroi sot Phenjanin të distancohet nga çdo akt i papërgjegjshëm.

Ai siguroi se fushata e ”presionit maksimal” ndaj këtij shteti do të vijojë.

“Ne shpresojnë të ndodhin gjëra pozitive në të ardhmen e Koresë së Veriut. Nëse kjo gjë nuk ndodh, jemi më të gatshëm se kurrë për t’u kundërpërgjigjur”, u shpreh për median presidenti amerikan.

Trump shtoi se SHBA-ja do të vijonte zbatimin e sanksioneve më të ashpra të vendosura ndonjëherë dhe do të ndjekë një fushatë presioni maksimal. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco