Kryetari i parlamentit hungarez: Soros kërkon të shkatërrojë fenë, familjen dhe kombin

Kryetari i parlamentit hungarez: Soros kërkon të shkatërrojë fenë, familjen dhe kombin

23:42, 08/03/2018
A+ Aa A-

Anëtari themelues i partisë Fidez të Orban dhe kryetari i Parlamentit László Kövér, së bashku me disa deputetë të Fidez dhe zv/ministrin e ministrisë së propagandës Bence Tuzson kanë marrë pjesë në një takim publik elektoral  në qytetin e Göd. Zoti Kövér ka thënë ndër të tjera për median hungareze:

•    Po kryhet një puc në Europë, i krahasueshëm me pucin që kryen në Hungari bolshevikët një shekull më parë.

•    Politikanët në Bruksel, Xhorxh Soros dhe elita liberale kanë formuar një aleancë për të shkatërruar "strukturën e shteteve kombëtare evropiane";

•    Profili publik i George Sorosit ka bërë të mundur që njerëzit të kuptojnë fuqitë që diskutohen vetëm në teoritë e konspiracionit.

•    Këto fuqi duan të shkatërrojnë vlera si zoti, vendi dhe familja. Këto fuqi punojnë për dobësimin e fesë dhe të identitetit kombëtar, dhe kërkojnë të reduktojnë komunitetet. Si rezultat, sot në Vjenë ka më shumë studentë myslimanë sesa studentë austriakë.

•    Zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë më 8 prill do të vendosin jo vetëm se çfarë do të ndodhë në shekullin e ardhshëm në Hungari, por edhe fatin e kombit hungarez.

•    Transparency International është një "organizatë civile bolshevike".

•    Lufta nuk do të përfundojë kur Lordi do të thërrasë George Sorosin për një bisedë, sepse të tjerët do të zëvendësojnë Soros.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco