Xhaferri: Harron kurbanët e protestave së të rinjve, por kërcënon me pengmarrje studentët shqiptarë!

Xhaferri: Harron kurbanët e protestave së të rinjve, por kërcënon me pengmarrje studentët shqiptarë!

17:23, 25/11/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka paralajmëruar se ligjin për punën e detyruar për mjekët e rinj që e pezulloi edhe Gjykata Kushtetuese, ka në objektiv t'a zgjerojë edhe për studentët e degëve të tjera të universitetit publik.

Si një njeri që nuk njeh asnjë autoritet shtetëror dhe kushtetutën e trajton si statutin e PS që ndryshon në bazë të direktivave të grupeve të interesit, Rama edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit e cilësoi si absurd.

Kryeministri Edi Rama, i cili jeton në realitetin e tij, i rrethuar nga servilët dhe histerikët, e harron lehtë se për studentët bëri kurban Ministren e tij të preferuar të Arsimit Lindita Nikollën.

Rama harroi se ishin të rinjtë shqiptarë që për vrasjen shtetërore të Klodian Rashës e detyruan të bënte kokë turku Sandër Lleshajn, Ministrin e Brendshëm.

Për ironi të fatit Edi Rama që po ideon një ligj për pengmarrjen e studentëve shqiptarë, pretendon se është pjesë e asaj kaste pedagogësh që mbështeti protestat studentore në vitet 1990, ndonëse atëherë ai ndodhej për një vizitë special në ishujt greke.

Ky shkollëpaku nuk e ka mësuar ende se studentët nuk i kanë marrë dot peng regjime dhe jo më autokraci në tentative.

Shumë shpejt studentët e universiteteve publike në vend, do t'i japin përgjigje konkrete Edi Ramës dhe shpurës së tij për projektin ogurzi të pengmarrjes së të rinjve shqiptarë.

Korrupsioni i Edi Ramës ka larguar nga vendi mijëra të rinj, teksa ata që kanë zgjedhur të qëndrojnë e të studiojnë në këtë vend ky kërkon t'i marrë peng përmes forcës së ligjit dhe kartonëve të parlamentit, produkt i votës së inkriminuar.

E ardhmja e të rinjve shqiptarë nuk do jetë kurrë peng i korrupsionit të Edi Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco