Kaosin në Kuvend/ Genc Burimi: Pozita kokëfortë dhe destruktive e Ramës që mund t’i zemërojë ndërkombëtarët

Kaosin në Kuvend/ Genc Burimi: Pozita kokëfortë dhe destruktive e Ramës që mund t’i zemërojë ndërkombëtarët

14:58, 20/11/2023
A+ Aa A-

Pozita kokëfortë dhe destruktive e Edi Ramës që mund t’i zemërojë ndërkombëtarët

Ne ditën kur një tjetër figurë e lartë e oborrit te Kryeministrit siç është Ilir Beqja ish-ministër I shëndetësisë , paraqitet në Gjykatë për të dhënë shpjegime mbi  koncesionin e sterilizimit, dhe në kulmin e revoltës në Kuvend ku Znj Nikolla lajmëron rezultate që do ia kishin zili dhe regjimet autoritare, Edi Rama gjen kohën në facebook të shpotisë opozitën.

Për ironi të fatit, kur situata politike në vend po devijon drejt kaosit, në postimin e tij të  fundit Kryeministri tallet me problemet e Berishës  me drejtësinë duke harruar si ajo « dhia e zgjebosur dhe bishtin përpjetë » se ka për momentin pesë ish-ministra te tij si klienta lluksi të drejtësisë me Tahirin, Kokën, Ahmetajn, Xhaçkën dhe Beqen. Rama vazhdon të  merret me «non gratë » në kuvend , kur pa piken e nderit ky Kuvend socialist vazhdon dhe mban si anëtar deputetin e arratisur Arben Ahmetaj , non grata e vertetë e Kombit shqiptar që drejtësia pret ta shpjerë në qeli kur miqtë e  Ramës vazhdojnë t’ja mbajnë ngrohtë ndenjësen në Kuvend.

Në këtë ditë të kobshme për parlamentarizmin ne Shqipëri , Rama s’mjaftohet të tallet me « hallet » e Berishës me drejtesinë, por në postimin e tij tallet gjithë vetëkënaqësi dhe me revoltën e opozitës në Kuvend që sipas Kryeministrit po korrka «vetëm humbje» dhe se «ka prekur fundin» . Çfarë përbuzje cinike e një Kryeministri  bash në momentin kur Kryeparlamentarja e tij  deklaronte plot krenari si në Rusinë e Putinit se Ligji mbi Buxhetin u votua me 115% vota pro !  Edhe sa vota te tjera deputetesh fantazëm duhen shtuar nga znj. Nikolla që Edi Rama ta pranojë se është mazhoranca e tij ajo qe po prek fundin..

Kapriçoja me amnistinë fiskale e pati një fund…

Kryeministri duhet të dalë nga pozita e vezhguesit politik siç e bënë nëpër podcaste, dhe të rimarrë rolin kushtetutes të qeverisjes së vendit.  Ai po e zhyt këtë Shtet në një krizë artificiale politike. Kjo për shkak të kokëfortësisë së tij të dyfishtë për t’i mohuar opozitës të drejtën kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, dhe të drejtën politike për të qenë si opozite reale në kryesinë e komisionit të reformës zgjedhore . Te ky komision do te luhen fatet afatmesme të jetës politike dhe demokracisë në vend sepse eshte komisioni i reformes zgjedhore qe do te statuoje mbi ndryshimet qe duhen bere per zgjedhjet legjislative te 2025 per te evituar qe vendi te  perjetoje nje farse te elektorale dhe nje krize te re poltike.

Kokeforte, talles dhe telendises u tregua ky kryeminister edhe ne vullnetin e tij te palekundur per ta bere  me çdo kusht ate te famshmen amnisti fiskale, qe populli ia kish lene me amanet sipas tij ne ate pyetesorin grotesk qe qeveria e Rames vete e inicoi , e mbushi dhe e validoi. Na kujtohet fare mire kur ky Rame thoshte me bindje dhe betime se ajo aministi fiskale do te behet jo vetem edhe nese perendimoret e kundershtonin por edhe sikur qielli me token te puqeshin bashke. Shqiperia si Italia do ta beje amnistine fiskale garantonte Rama, pa marre parasysh se kurre nderkombertaret nuk do te lejonin kushte te tille ku mund te amnistoheshin ne pak minuta  valixhe plot deri me dy million euro ne bankat e Albanistanit.

E pame si perfundoi ajo ide gjeniale e Rames qe doli si nga kapelja  nga nje pyetesor pa aq gjenial dhe «demokratik» i qeverise . Sot eshte hrruar amnistia fiskale ashtu siç do te harrohet neser edhe kjo kokefortesi e tanishme e ketij Kryeministri per bllokimin e kerkesave legjitime te opozites per komisione hetimore  parlamentare. «Jo ne penxhere te dalin por deri ne tarrace te Kuvendit te hypin edhe ato komisione nuk do t’i kene»  i hakerrohej me perbuzje Rama opozites javen e kaluar ne nje interviste te rralle televizive me gazetare. Nderkombetaret po e vezhgojne pa bere ze siç e vezhgonin ku rrihte gjoksin per amnistine fiskale. Asajkohe nderkombetaret punuan intensivisht ne kulisa dhe e bene Ramen te zbrapsej ne dhuraten e tij te çmendur qe kerkonte t’i bente mafias me amnistine fiskale.

Kjo do ndodhe dhe kesaj here. Presioni nderkombetar nen rrogoz ndaj Rames sa do vije dhe do rritet deri sa ai t’I leshoje pe opozites. Nuk mund te tolerojne aletatet tane qe ne momentin ku tensionet nderkombetare po arrijne ne nje pike nevralgjike jo vetem ne Lindjen e afert por dhe ne portat e Shqiperise dhe po e detyrojnë Naton te sjelle shefin e saj ne rajonin tone, qe Edi Rama te tensionoje artificialisht situaten e brendshme te Shqiperise vetem pse refuzon qe te kete me shume kontroll nga opozita reale . Ku eshte e keqja qe opozites t’i jepet me shume hapesire kontrolli edhe sikur kushtetuta mos ta parashikonte kete, nderkohe qe Kushtetuta e jep kete mundesi kontrolli  me komisione hetimore parlamentare?

Ndërkombëtarët dhe kriza e re e provokuar nga mazhoranca

Deri dje , me motivin e “non grates” ndërkombëtarët deri diku edhe e toleronin Edi Ramen te mos i hapte rruge opozitës. Por sot, kauza e opozitës reale nuk konsiderohet si vetem e Berishes por eshte motiv beteje te ashper politike edhe per Gazmend Bardhin si dhe per shumicen e deputeteve te opozites ne Kuvend qe i thone Jo diskriminimit me nje gjuhe, gjeste dhe qendrese edhe me radikale se Berisha.

Nderkombetaret nuk mund te bien keshtu më pre e narratives se Edi Rames qe edhe sot vazhdon t’i mesoje te njejtit refren te dale boje se opoziten “e ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia”.

Me Bardhin ne transhe te pare te revoltes ne Kuvend kjo dredhi e Rames nuk funksionon me , dhe heret a vone aleatet perendimore do t’ja bejne te qarte Rames se po shkon shume larg. Biles, nje qartesim i pozites se Perendimit ndaj kokefortesise se Kryeminsitrit shqiptar ka filluar tashme qe me progres raportin e  fundit te Komisionit europian.

Ne kete raport europianet kerkojne me gjuhen e tyre qe te respektohen ligjet kushtetuese ne fuqi per sa i perket ngritjes se komisioneve hetimore parlamentare. Per Komisionin europian Kushteteta e Shqiperise nuk ve asnje  kusht tjeter veçse atij numerik, domethene qe duhen 25% e deputeteve ose 35 syresh qe te ngrihen automatikisht komisionie hetimore parlamentare. Komisionit europian shenon ne raport se vertete mazhoranca kerkon ta modifikoje kete nen te kushtetutes per  ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, por perderisa ndryshimet ne fjale nuk jane votuar mazhoranca duhet te respektoje versionin ne fuqi te Kushtetutes.

Po ashtu, kerkeses tjeter te opozites reale per pjesmarrje me te drejta te plota ne kryesine e komisionit te reformes zgjedhore, Komisioni europian i pergjigjet ne progrès raport me nje fjali:  komision i refromes zgjedhore duhet te jete gjitheperfshires.

 

Pra, pertej dyshes Rama-Basha qe duan te zaptojne funksionimin dhe vendimmarrjen ne komisionin qe do te percaktoje mbarevajtjen e zgjdhjeve te ardhshme legjislative ne Shqiperi, opozites reale i takon atynje vend, per te cilen kjo opzite propozon emrin enje deputeti aspak konfliktual dhe aq me pak «non grata  si Oert Bylykbashi.

Po ketu ku eshte e keqja qe  mazhoranca te hape rruge? Perendimi nuk mund te jete me i qarte se kaq publikisht. Mesazhet e tjera te nderkombatereve ndaj Rames do te vazhdojne ne kulisa ashtu siç ndodhi me aministine fiskale deri ne terheqje te plote te ketij kryeministri nga aventura e nje perballjje artificiale me nje opozite qe thjesht kerkon te drejten e saj si ne çdo vend tjeter me pluralizem politik.

Rasti maqedonas nuk e ben Shqiperine rast te veçante ne kete qe po ndodh ne Kuvend.

Dhe se fundmi, nje kujtese historike per  ngjarjet e tanishme ne Kuvend te cilat Rama i paraqet si te jashtezaknoshme duke shkruajtur keto kritika inkriminuese mbi opoziten:  «I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë».

Veçse historikisht dhe krahasueshmerisht me vende te tjera te rajonit ky konstatim i Kryeministrit nuk qendron. Kjo qe po ndodh aktualisht  ne parlamentin e Shqiperise, ndodhi egazaktesisht ne te njejten forme dhe per te njejtin motiv ne parlamentin e Maqedonise se veriut  para nje dekade.

Ne 23  dhjetor 2012, ne seancen per votimin e buxhetit 2013 te Maqedonise se Veriut shpertheu dhune e papare si brenda rradheve te deputeteve ne parlament , ashtu edhe ne rruge ne zemer te Shkupit . Opozita maqedonase e cila kundershonte me force permbajtjen dhe menyren sesi mazharonca e Gruevskit po votonte ligjin per Buxhetin 2013 u ngrit e tera ne kembe per te bllokuar mbajtjen e séances se votimit ne Parlamentin maqedonas.

Ndodhen aty skena te jashtezakonshme zirjesh me grushta midis deputeteve te opoztes dhe atyre te mazhorances . U desh te nderhyje dhe garda e parlamentit per te mbrojtur kryeparlamentarin maqedonas Trajko Veljanovski te cilin garda arriti ta nxjerre nen mbrojte nga godina sepse i kercenohej siguria fizike. Ne qender te Shkupit po ashtu nderhyne forcat e sigurise dhe pati 6 te plagosur rende. Rama me kot humb kohe ta pikturoje me fjale kete Opozite si shkaterruese per vendin dhe te kapur nga nje i mbytur qe po i mbyt.

Eshte ai vete, Edi Rama i cili e ka ne dore  butonin per ta rikthyer ne normalitet situaten e ndere politike ne Shqiperi . Mjafton per kete qe Kryeministri t’i riktheje Opozites te drejtat qe ia njeh kushtetuta si dhe te drejten politike po ashtu ne dosjen e monitorimit te reformes zgjedhore. Nese ai do , ai e ben , ne qofte se vertete Edi Rames i intereson normaliteti ne vend. Por  dhe per kete, nderkombetaret po fillojne te dyshojne seriozisht…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco