Parlamenti s'mund të jetë më mburojë e korrupsionit dhe lidhjeve të Edi Ramës me krimin!

Parlamenti s'mund të jetë më mburojë e korrupsionit dhe lidhjeve të Edi Ramës me krimin!

10:31, 31/10/2023
A+ Aa A-

Grupi Parlamentar që ka legjitimitetin për të përfaqësuar shumicën e popullit opozitar është më i vendosur se kurrë për të mos e lejuar që Parlamenti të  jetë një aneks i Partisë Socialiste.

Opozita e ka kuptuar misionin e saj dhe koha që energjitë e harxhuara në luftën e brendshme të kanalizohen në luftën përballë mazhorancës më të korruptuar në Evropë është tani, pasi nesër do të jetë vonë.

Të gjithë deputetët e dalë nga vota e drejtë dhe e patjetërsuar e shqiptarëve duhet të jenë në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve  që kanë zgjedhur t'i qëndrojnë përballë këtij narkoshteti që po hedh themelet e autokracisë sipas modelit lindor.

Numrat e mazhorancës të ndihmuar dhe nga disa renegatë të opozitës nuk kanë asnjë vlerë përballë frymës që po krijojnë deputetët e opozitës në sallën e Parlamentit.

Deputetët e mazhorancës të heqin dorë nga provokimet karshi kolegëve të opozitës dhe të ndërgjegjësohen se me vetëdije të plotë po i shërbejnë një autokrati si Edi Rama që vendin nuk e ka në krye të qeverisë, por përpara drejtësisë për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve me krimin e organizar.

Seancës sotme i parapriu publikimi pamjeve të Bajrave dhe autokolonave të tyre  të blinduara, teksa kontributi i tyre diktoi fituesin e Bashkisë Shkodër në 14 Maj.

Ideatori i kriminalizimit të votës, Edi Rama, e turpëron atë Parlament.

Opozita nuk ka zgjidhje tjetër perveç radikalizimit të aksionit të saj në Kuvend dhe në rrugë deri në mosbindje civile.

Sot më shumë se kurrë është koha për reagim mbarëpopullor në emër të demokracisë dhe lirisë, të cilat i kemi fituar me gjak dhe nuk e kemi luksin ti humbasim!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco