Si mund të ekzistojë nje parti politike në një regjim autokratik?

Si mund të ekzistojë nje parti politike në një regjim autokratik?

18:07, 12/08/2023
A+ Aa A-

Nga Andi Mustafaj, Ted Kopliku dhe Artan Fuga

Në kuader të “Verës së ideve”, Departamenti Brain Gain dhe Ekselenca vjen me episodin e trete te Poadcast me temën : “Si mund të ekzistojë nje parti politike në një regjim autokratik?”.

I ftuar për të trajtuar këtë temë ishte Prof. Artan Fuga. Ky episode u realizua nga dy anëtarët e departamentit Andi Mustafaj dhe Ted Kopliku të cilët diskutuan rreth kësaj teme për një orë.

Një debat interesant të cilin ju ftojmë ta ndiqni ne linkun Spotify : https://open.spotify.com/episode/2bPjePdP8QjuazdfRWIIn1 ku u diskutua rreth konceptit të autokracisë, aktivitetit dhe pritshmerive ndaj opozitës.

A është Shqipëria nën një regjim autoritarë, gjysëm-autoritarë apo një demokraci hibride, jo perfekte në mes të Europës? Si organizohen opozitat në sistemet autoritare dhe gjysëm autoritare? Sa e vështirë është të ngrihemi në një autokraci moderne? Çfarë duhet të bëjë opozita për të thyer systemin e propagandës, të ngritur kundër saj? A është ajo gati për këtë betejë?

Disa nga propozimet që u shtruan nga anëtarët tone të departamentit ishin :

• SKOP (Sistemi i Konfuzionit të Përhershëm) është kurthi më i madh që pushteti i Edi Ramës i ka ngritur shoqërisë shqiptare. Shpërndarja e informacioneve të pavërteta, nepërmjet algortimeve, banalizimi i skandaleve që zënë njeri-tjetrin apo edhe polarizimi i shoqërisë në rrafshin politik krijojnë një sistem që mban shoqërinë në një gjendje mosbesimi dhe ç’orientimi, duke e bërë edhe më të pamundur organizimin e qytetarëve për të rezistuar apo për t’ju kundërvënë pushtetit.

•  Dekonstruktimi i këtyre teknikave është detyrë e opozitës politike por gjithashtu mision i të tjerë aktorëve të shoqërisë, kryesisht e mediave dhe elitave intelektuale. Shpjegimi i shoqërisë për iluzionin e lirisë duhet të jetë në origjinë të aksionit opozitarë.

• Rëndësia e njëhsimit të fjalimit me veprimin për opozitën shqiptare, duke treguar që jemi ne luftë me regjimin dhe jo në konkurencë programesh, është një nga mënyrat për të forcuar opozitën shqiptare në një realitet si i joni.

• Përveç denoncimit dhe protestave, opozita duhet te jetë në krye të mbrojtjes së kauzave të drejta, veprimit brenda institucioneve dhe propozimeve konkrete.  Këto dhe të tjera tema u trajtuan në këndvështrime të ndryshme nga anëtarët e departamentit dhe prof. Artan Fugës. Ju ftojmë ta ndiqni!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco