Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

A do të hetojë SPAK-u edhe ‘Lali Erin me këmishë’ të kryeministrit Rama?

A do të hetojë SPAK-u edhe ‘Lali Erin me këmishë’ të kryeministrit Rama?

09:48, 02/08/2023
A+ Aa A-

Nga Naim Noka/

Më në fund Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka marrë në sekuestro inceneratorin e Tiranës. SPAK  sot na tha  se po heton në kuadër të procedimit penal për veprat penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Pra  ‘de facto’ biznesmenët në kërkim Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët e inceneratorit.

Vetëm  dy veta  thua vallë bënë çorap institucionet  duke përfshirë dhe vendorët e Tiranês?

Nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.  Pra më në fund  u bind SPAK-u se  të gjithë megaaferën e  kanē drejtuar Mërtiri dhe Zoto.

Po Erion Veliaj   përse nuk e ka pranuar kurrë faktin se ai është kërkuesi i inceneratorit të Tiranës?

Në dokumentet e SPAK thuhet se ai është njeriu që ka kërkuar i pari për të ndërtuar një incenerator në Tiranë.

Po me  Veliajn do   procedohet  njëlloj si me funksionarët e tjerë publikë?

Perse priti kaq gjatë SPAK-u  kur  llogaritë e firmës  që merr para nga taksat e shqiptarëve u zbrazën?

Veliaj  paguaj e  Mertiri e Zoto bëj qef ?

Po Rama a mban përgjegjësi për “lali  Erin  që ka lindur me  këmishë ” për abuzime ?  SPAK-u ndoshta luan me fatin e Shqipërisë nëse do ta hetojë si duhet këtë megaaferë.

Dosja  e SPAK thotë se Veliaj  ka nisur dy shkresa, një në janar të vitit 2016, kur ishte ministër Financash, Shkëlqim Çani dhe një në shkurt të 2016, kur ishte ministër Financash, Arben Ahmetaj. Kjo procedurë është kundërshtuar si nga Cani edhe  Arben Ahmetaj.  Pra ideja për inceneratorin e Tiranës është e Veliajt. Sipas  kontratës,  Inceneratori i Tiranēs ka marrë deri më sot 100 milionë euro.

Tani nuk mund të  mos  pyesim , po Rama dhe Veliaj  a mbajnë përgjegjësi për 60 mln euro  që janë  paguar nga taksat e buxhetit të shtetit dhe sot nuk kemi incenerator.

Po Rama dhe Veliaj a mbajnë përgjegjësi për  40 mln euro  që janë  paguar për  kontratat e depozitimit të dherave dhe mbetjeve të firmave private.

Po Rama dhe Veliaj a mbajnë përgjegjësi për 13-15 mln euro në vit të paguara  nga bashkia e Tiranës, ajo e Durrësit dhe bashkia e Kavajës që ka  tarifën më të shtrenjtë dhe është një bashki e falimentuar?

Ja pra pse një hetim i plotë, serioz  dhe pa kompromis  i bën nder  të ardhmes sē vendit dhe konsolidimit të sistemit të drejtësisë  më në fund.   SPAK-u ka në dorë të bindë ata shqiptarë që kanë mbetur   këtu akoma pa ikur, se ligji është ligj dhe nuk del dot mbi ligjin as Rama e as Veliaj dhe se ka  pak dritë  në fund të tunelit.

Shqipëria nuk është pronë as e  Edi  Ramës,  dhe as e  Veliajt,  që në  një dekadë qeverisje i bēnë  taksat e popullit më të varfër të Europës “rrush e kumbulla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco