Kush realisht fitoi në Holandë? Miss Holanda është një transgjinor!

Kush realisht fitoi në Holandë? Miss Holanda është një transgjinor!

20:50, 10/07/2023
A+ Aa A-

Nga Akil Pano

Tani burrat nuk garojnë me gratë vetëm në sport dhe natyrshëm që fitojnë në gara sportive si, atletikë, peshëngritje, not, etj.

Çudia është se burrat lejohen të hyjnë në garë me gratë në konkurse bukurie, habia është se ata  fitojnë ndaj tyre dhe paradoksi është se asnjë oranizatë që mbron të drejtat dhe dinjitetin e gruas nuk flet, por hesht. Por për heshtjen e lëvizjeve feministe dhe organizatat e grave do të flas një moment tjetër.

Dikush më tha sot:

‘Pastor, mos u habit fare, falë shijeve të çuditshme të holandezëve që në një konkurs bukurie mes vajzave e grave plot hire, nuk zgjedhin më të bukurën mes tyre, por zgjedhin një burrë dhe i vendosin mbi krye kurorën e bukurisë femërore.’

‘Në fakt,’ i them ‘nuk ka lidhje me shijet e holandezëve, megjithëse në pamje të parë duket kështu. Realiteti është ndryshe. Miku im, nuk fitoi transgjinori, fitoi propaganda. Në shkolla, sport, art, konkurse, kinematografi, politikë, agjenda synon tjetërsimin e natyrës së krijimit tek njeriu. Burri mund të mos jetë burrë, por grua. Gruaja mund të jetë dhe burrë, mund të jetë dhe diçka midis, por mund të jetë dhe pa gjini.’

Projekti i ‘njeriut të ri’ tashmë është në fazën e implementimit. Abstraktja është konkrete. Njeriu, martesa, familja, birësimi si dhe raportet tanimë projektohen brenda konceptimit fluid. Mendimi i lashtë gnostik i njeriut pa thelb, i cili ka për qëllim ekzistencial ndërtimin e thelbit të tij, tanimë promovohet prej propagandës globaliste e cila synon ndërtimin e një thelbi tjetër tek njeriu nga ai i natyrës së krijimit. Synon ndërtimin e një bërthame fluide, një identiteti  thelbësisht të ndryshëm e të paqartë.

Sot bota përballet me kulturën e ndalimit. Dëgjojmë të flitet se konsiderohet diskriminuese t’i drejtohesh një grupi njerëzish me fjalët nderuese: ‘Zonja dhe Zotërinj,’ pasi mes tyre mund të gjenden dhe ‘ata’ të cilët mund t’ju akuzojnë se ndihen të diskriminuar nëse i jeni drejtuar me zonja dhe zotërinj, sepse nuk bëjnë pjesë në grupin e zonjave dhe të zotërinjve. Imponohen terma dhe përkufizime të reja, siç imponohet xhenderizimi në kopshte dhe shkolla në orën e edukatës qytetare me të ashtuquajturit ‘Drag Queen’ (një burrë zakonisht gay ose trans, që vishet me rroba grash për arsye socializimi dhe argëtimi të fëmijëve) mësimet mbi ‘coming out’ deklarimin në publik të fëmijës se ndihet apo është gay. Heqjen e fëmijës nga familja dhe dërgimin e saj në ‘qendrat strehë’ që agjenda sponsorizon, nëse babai dhe nëna përpiqen të ndalojnë fenomenin e shpejtë të ndryshimit nga propaganda e injektuar në shkolla.

Ndaj, nuk fitoi bukuria e një burri, a transgjinori përballë bukurisë natyrore dhe hireve të femrave në konkursin e bukurisë Miss Holanda.

Në Holandë fitoi propaganda e agjendës globaliste dhe këtë fatmirësisht nuk e them unë. E thonë vetë ata, promovuesit e agjendës woke në Holandë dhe më gjerë, ndërsa portretizojnë profilin e transgjinorit që fitoi kurorën e bukurisë mes vajzave Holandeze.

Aty thuhet se Miss Holanda  transgjinori me emrin ‘Ricky Valeri është një avokat i madh për të drejtat e grave të reja dhe veçanërisht avokat i atyre që janë refuzuar nga familjet e tyre kur ndryshojnë gjininë e tyre.

Riki theksoi gjithashtu se mesazhi i saj është se është thelbësore që të gjithë të jenë ata që janë në të vërtetë dhe duan të iniciojnë ndryshime që do t’i lejojnë të gjithë të mos kenë turp për identitetin e tyre,’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco