Balla ministër i brendshëm?! Bordi i Mafias ia doli të marrë zyrtarisht pushtetin

Balla ministër i brendshëm?! Bordi i Mafias ia doli të marrë zyrtarisht pushtetin

17:05, 10/07/2023
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Edi Rama po kafshon përditë nga një copë rilindje të sajuar qëlbësisht në 2013-tën, në pëprjekjen për të shpëtuar fundshpinën e tij, sepse ka hyrë në rrethin e pafuqisë për të mbrojtur këdo zullumqar kërdibërës me leje zuzarësh dhënë prej tij, si përfitues financiar kryesor i veprimeve të viktimave të tij. Siçilia, Palermo, mafia e viteve 80 në Itali nuk ka qenë aspak më e dhunshme aq më tepër publikisht sa është sot në Shqipëri harbutëria qeveri-krim.

Pamjet horror në Borizanë, ku familja, vëllezërit djali, nipat dhe gjysma e fisit të deputetit Rrahman Rraja, miqtë e Taulant Ballës, në histori të vjetra e të reja, turren me shkopinj bejsbolli dhe armë zjarri ndaj qytetarëve kallzues në polici janë tronditëse. Egërsia kalon çdo parashikim force e shpërfillje, duke dhunuar paditësit për shembejn e banesave më keq se në luftë në Ukrainë, Afganistan e tutje.

Me 21 korrik 2018, në intervistën që kam bërë me agjentin e infiltruar Emiljano Nuhu, ai kallzoi se si vëllai Rrahman deputetit, i vuri armën në kokë në zyrë në polici, ndërsa deputeti Taulant Balla i pranishëm, recitonte se agjenti është djalë i mirë dhe do të marrë vesh se çfarë duhe të bëjë, e sehir njëherësh, po sipas rrëfimit, emë pas kallzimit në komisariatin nr 6 në Tiranë, bënte dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Çetës kanosëse për të marrë e nxjerrë nga arresti Rexhepin, të pandehurin, djalin e deputetit, i rrinte si mburojë një ushtri personash me rekorde kriminale, duke livadhisur triumfalisht në Postën e Policisë si në bahçen e tyre. Kryeministri Rama vrapoi ti mbronte, duke thënë se ai i kishte parë vetë kamerat, ndonëse prokurorët u heshtën para shefit politik, e aty nuk paska qenë asnjëri nga ushtarët e tij partiakë dhe banditë. Njëlloj siç kishte dëgjuar zërin e Agron Geron Xhafës dhe e bëri ekspertizën sallatë shkurresh.

Për t'i mbajtur fillin qeverisë, policia, prokuroria e më pas gjykata, në një vendim ku unë jam pjesë e të kallzuarit, por fitues ndaj Ballës, shkruan “Ginesin e rradhës” se një rrufe në motin pa re me temperaturë 25 deri në 35 gradë, sipas parashikimi javor të shërbimeve private e shtetërore, kishte rënë një shkarkesë atmosferike bash mbi Postën e Policisë në Fushë Krujë, e paska djegur kamerat ku hynte e dilte Taulanti me shokë. Rrufe në qiell të pastër, thënien retorike, tani e kemi puro shqip madje me vendim gjykate. Pjesa thelbësore e kallzimit të Nuhut është shumë më e rëndësishme por e pahetuar. Ai pohon se në një nga operacionet ku ka shërbyer, ka rënë në dijeni të një përgjimi parandalues ku Taulant Balla flet më një nga krerët më të shumëpërfolur të bandave të Elbasanit ku i thonë se” Do të na heqësh qafe këta policë që na ngatërrohen këtej, do të na mbarosh punë apo do të na kthesh 3 milionë eurot që të dhamë për zgjedhjet…”

Bëhej fjalë për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Por përgjimin dikush e “hëngri” në Drejtorinë e Policisë, qendrën e përgjimeve, nuk e la të vazhdohej të merrte e të gjente provën, në formën e kërkuar nga ligji, për këtë bashkëpunim kriminal. Po në vitin 2016, një tjetër përgjim tashmë procedurial me kërkesë nga prokuroria e vendim gjykate, na del i përfshirë sërish Taulant Balla, me njerëz të akuzuar për tre të vrarë e shtatë të plagosur nga familja Çapja në Elbasan. Mbi 50 orë përgjime, ku flet dhe me dy ministra e kryeministrin, sërish zhduken në shkelje ligjore dhe porositë e Taulantit, mbeten sekret diku, duke u përdorur nga bashkëbiseduesit dhe poseduesit. Natyrisht Toyota Yaris me miliona euro, 3.4 nga shuma u sekuestruan, por ish-kryetari opozitës Lulzim Basha akuzonte në parlament Taulant Ballën si kumbarë të përfshirë, është një dosje belge ku denoncuesi dhe i denoncuari, janë ende në hetim.

Historitë me Mond Begon biznesmenin me të shkuar me telashe bandash, një nga tenderfituesit më të mëdhenj bashkiakë e qeveritarë, janë më të hershme dhe sita hetimore është turbulluar shpesh herë rrugës nga duart e pushtetit. Ky zotëria i propozuar për tu bërë ministër i brendshëm, ka padi jo të pakta, me të cilat nuk është përballur në sallën e drejtësisë, e tani do vërë dorë apo mbi të do të vënë dorë, se mund të arrestohesh ehde duke qenë ministër. Arresti për Ahmetajn kërkesa dërguar në Kuvend është një lajm dalë muaj më herët dhe fizikisht ndodh kur personi ka lënë puplat e është larguar jashtë vendit.

Po përse SPAK kërkon ta bëjë seancën me dyer të mbyllura, pra larg medies, e publikut? Mos vallë ka dërguar atje edhe ndonjë sekret hetimor ku preken ministra të tjerë, kryebashkiaku Veliaj apo Kryeministri Edi Rama? Apo jep një mundësi rrëzimi të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, nga mazhoranca, me pretendime provash jo bindëse dhe transparenca e munguar u jep një dorë në këtë skemë?! Në këtë dosje të inceneratorëve, Ahmetaj është i dyti në rradhë pas Edi Ramës kryesues, ndërsa e presin në qeli ish-ministri Lefter Koka dhe ish-sekretari i përgjithshëm ish-deputeti socialist Alqi Bllako.

Por sa mungojnë?

Edi Rama lejuesi i kalimit të financave, sigluar më pas nga Ahmetaj. Engjëll Agaçi sekretari i përgjthshëm i Këshillit të Ministrave, ku u morën 17 vendime në një ditë, duke lënë larg gjendjen e jashtëzakonshme. Erion Veliaj shkresat treguese për ligjshkeljen nga ana e tij janë publikuar, por ai ende paguan 80 mijë euro në ditë asgjëse, pa bërë qejfin qeder se SPAK-u mund të këllqoset e ta thërrasë në hetim. Armando Subashi kryebashkiaku në Fier, sërish me dëshmi e prova të bëra publike ku ngarkohet me përgjegjësi penale, por një fashikull mbase është ndërruar rrugës dhe ai bëri një vizitë të vetme deri tani në Prokurroi. Emirjana Sako, kryebashkiakja e Durrësit, firmëtarja e dhjetëra milionë eurove që vinë nga Durrësi në djegësin e Tiranës, një tjetër aktore e faktore në shkërmoqjen e këtyre 430 milionë eurove për inceneratorët. Olta Xhaçka po mbrohet tej parashikimeve e sforcimeve nga mazhoranca duke shkelur hapur të shkretën mjeranen, Kushtetutën jetime, vendimin e kësaj Gjykate, e zgjatur agoninë e marrjes së pandehur për bazën detare të Sarandës e Shëngjinit, e më tej tenderate jerë te Mbrojtja, apo hesape ku e ku më të thella me detin, ende të pa shpërthyera publikisht. Damian Gjiknuri dhe Ilir Beqja nuk janë thjeshtë më të gjatë se të tjerët ngaqë ende nuk janë palosur penalisht, por dominoja është udhës dhe vështirë të mbeten gurët në këmbë. Një prokurori e pavarur do të kishte mbaruar punë me kohë, njën popull i përgjegjshëm, që nuk shitet blihet si lopët kur votohet, do i kishte shporrur më herët se drejtësia.

Rama duhet ta ndajë kohën e takimeve nga zyra në burg

Sepse në pranga kanë rënë për vepra të rënda penale e korrupsion shtatrë zyrtarë të nivelit të lartë dhe dy herë më tepër se kaq janë në rradhë..

Arben Ahemtaj zëvendëskryeministër
Sajmir Tahiri ministër i Brendshëm
Lefter Koka, ministër Mjedisi
Alqi Bllaku deputet
Vangjush Dako kryebashkiak Durrësit
Fatos tushe kryebashkiak Lushnjës
Safet Gjici kryebashkiak Kukësit
Taulant Balla, mund të jetë jo rastësisht në këtë listë, pavarësisht se Rama do e bëjë ministër, se mund të jetë pjesë e cv për të shkuar në qeli. Balla ministër i brendshëm është tregues i zi se Bordi i Mafias ia doli të kushtëzojë qeverinë duke përfshirë të marrurin peng e pengmarrës Edi Ramën, sipas axhendës së Bordit. Me sa duket në librin Kurban 2 të Ramës, do të kemi viktime autorin. Në mos viktimë shqiptare, amerikane patjetër..
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco