Masakra zgjedhore e 14 majit “Safetizoi” pushtetin lokal!

Masakra zgjedhore e 14 majit “Safetizoi” pushtetin lokal!

15:55, 05/07/2023
A+ Aa A-

Nga Besard Xhaferri

Një grup ekspertësh ligjor të opozitës, ka finalizuar dosjen voluminoze që fakton masakrën elektorale të 14 majit, ku u deformua në mënyrë ta paskrupullt vullneti i qytetarëve dhe prodhoi një pushtet vendor sipas modelit të dosjes 184 dhe 339, me simbol të tij, Safet Gjicin, fytyrën e Edi Ramës në Kukës dhe kudo në pushtetin vendor.

Si asnjëherë më parë në këto 33 vite, autoritetet e rendit, bashkëpunuan me krimin dhe faktorin ndërkombëtar për të asgjësuar opozitën, teksa në ndihmë të tyre ishin gjykatat, KQZ dhe administrata me në krye patronazhistët.

Opozitës ju grabit logo, emri i kreut të koalicionit u zhduk nga fleta e votimit, fondet ju ndërprenë, koha televizive ishte e cunguar, komisionerët u ndanë sipas orekseve të mazhorancës, teksa pjesë e këtij skenari ogurzi ishte dhe një segment i opozitës, të grupuar rreth Lulzim Bashës.

Pavarësisht këtij skenari, shqiptarët e ndershëm votuan masivisht opozitën, duke I rezistuar, korruptimit, presionit dhe dhunës së grupeve kriminale nga jugu në veri.

Faktet e manipulimit janë të aksesueshme për çdo media vendase dhe të huaj si dhe për faktorin ndërkombëtar që nuk mund të heshtë përballë këtij krimi në një vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Deti atëhere, duhet t'i dalim zot mungesës së korrektesës ndërkombëtare!

Shqipëria mund të jetë braktisur nga perëndimi si në 1945 në Konferencën e Jaltës, por ne nuk do bëjmë të njëjtin gabim si atëhere!

Do rezistojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco