Ballkani u hap nga tre e gjys, u mbyll nga një

Ballkani u hap nga tre e gjys, u mbyll nga një

21:56, 01/07/2023
A+ Aa A-

Nga Andi Bejtja

Tani që jemi trullosur pak nga mbyllja me një të rënë e lapsit të Ballkanit të Hapur, jemi trullosur...sidomos si lajm ditë shtune për mëngjes...po i harrojmë të gjitha: dhe faktin që dolën fjalët se Ballkani Hapur ishte mbivendosje për procesin e Berlinit, po e hedhim pas shpine dhe faktin që i çoi gati në armiqësi marrëdhëniet zyrtare Shqipëri Kosovë, hajde po e harrojmë dhe macoizmin e tre liderave ballkanike Serbi, Maqedoni, Shqipëri dhe gjys Abazoviç, kur dilnin treshe katërshe në podium, duke e trajtuar Europën si plakë që nuk gjen dot brekët se i kanë humbur syzet....

hajde po i dëgjojmë dhe ata qe ishin pro ballkanit që sot që e mbylli vetëm njëri për ditë shtune mëngjes, janë njesoj euforikë si kur u hap, sikur u mbyll, po e harrojmë që i quanin dhe antiamerikanë ata që madje guxonin dhe të ishin skeptikë për këtë nismë: po i harrojmë të gjitha, po e harroj dhe veten që kam thënë mos harxhojmë kohë me Ballkanin e Hapur se është xhirim gomash bosh, po një gjë a mund të ma thotë dikush, si ka mundësi kur e hapin dalin liderët e tre vendeve, bashkë dhe më Abazoviç, dalin si maço, po për ta mbyll e mbyll ky i joni ditë shtune për mëngjes, aspak si maço, po si një " europian" i revoltuar për këta të tre dhe veten që dikur bënin hajgare duke e sharë Europën nga nëna....

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco