Turizmi dhe propaganda

Turizmi dhe propaganda

10:31, 02/05/2023
A+ Aa A-

Nga Ardian Puka*/

Shumica e turistëve të huaj udhëtojnë në Spanjë, Francë, Itali, Turqi.  Por kjo nuk do të thotë se sektori i turizmit kontribuon ndjeshëm në PBB.  Ekonomitë  e tyre nuk varen shumë prej tij.  Por për disa vende të vogla të Evropës Jugore, udhëtimet dhe turizmi janë një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së tyre.  Për Shqipërinë dhe Greqinë është reth 20% e PBB-së, për Kroacinë 24% e PBB-së  dhe për Malin e Zi edhe 30%. 

Pra  turizmi  ndikon jo pak  për  Shqipërinë në  vendin më të varfër  të  Evropës   dhe  në ekonomine  tonë  të  dobët  të  orientuar  kryesisht dhe vetëm nga  shërbimet (ndërtim fasoneri minerale etj) dhe /ose në ate  çfarë na   ka  ofruar natyra.  Turizmi  është  i orientuar më së shumti në atë të diellit dhe plazhit dhe  kryesisht  ne 2 muajt e verës. Diaspora  dhe  emigrantet që kthehen  vazhdojne të zënë peshën kryesore. Por  nderkaq po aq  janë  edhe  shifrat e   shqiptarëve  që  udhëtojnë  jashtë vendit  për  qëllime  pushimi  apo  vizita   dhe  në  fund  të  llogarisë    nuk se   ngelet  shumë  valutë   e huaj   e  përfituar  nga turizmi.    Duket  se  më  shumë  valutë  hyn nga  rrugë dhe aktivitete të dyshimta   apo  nga  sektorë që  kane  lidhje  me  aktivitete  që lidhen me  punimin e tokës  apo  transport  “bimesh mjekësore” 

Kryetari i aktual i bashkise Tirane deklaron   se  Tirana ka  kapur shifrën  1 milionë  turistë !!  Nese nuk  është fake news  apo  propagandë do të ishte  nje  lajm vërtetë  sh. i mire.  Vërtet   gëzohemi  kur  shohim te  huaj ne  rruget e Tiranës  apo gjetkë  dhe  urojme te shtohen.  Por  nuk  mund  ta  rrokë  mëndja  se ku  kane  fjetur këta kur  në  Tirane  nuk  ka  hotele por kemi  vetëm  godina  banimi 4,6,8,10,12 kate  dhe 2,3 kate parkim nëntokë.    Nuk e dime  kush futet ne  kete  milionëshin me  sipër:  ata qe kane  kaluar  transit nga  Vora,  Kamza, nga  Rinasi,  nga  Kashari apo  Durresi  per të  shkuar  ne   Maqedoni,  Mal të  Zi   apo   në Greqi  apo  vërtetë  vizitorë dhe turistë  që shpenzojnë   një dite,  një  javë,   apo  më  shumë.    Janë  turistë  që shpenzojnë  apo  kureshtarët   dhe  kuriozët    për  vëndin e  fundit  të pazbuluar në  Evropë,  me çantat  ne  kurriz  dhe  sanduiç në   dorë (pa i paragjykuar  pse   te  gjithe  miqtë jane te mirëpritur e te  respektuar)  Me  shumë  gjasa këtu   futen  edhe   vizitoret nga Kosova dhe  diaspora  që  kthehen   ndonjëherë  me  pushime. 

Po  e  zëmë  se vërtetë  kemi patur 1 milionë   turistë  apo vizitorë.  Një  pjesë e tyre ( të  huajt)  kur  të  kthehen  ne vendet e tyre  do të  tregojne për pershtypjet   dhe  në  varësi të tyre   ne vitin tjetër  do  të kemi me  shumë  ose me pak  vizitorë. Turizmi funksionon  shumë  edhe  gojarisht.  Dhe meqënëse na pëlqen të  dijmë  se çfarë thonë  të huajt  për  ne dhe Shqipërine,  po  risjell disa  pershtypje   si më  poshte. Rastësisht  janë  nga  Gjermania.

Para  disa  vitesh  e pyetën një  operator  turistik    nga  Gjermania se çfarë  mbresa   kishte  nga vizita në vendin  tonë.   Ai u përgjig  thatë  dhe  sinqerisht:   Kulturshok.

Në  gazetën e perjavshme   gjermane “Die Zeit”  (gazete  liberale,  e pavarur)  te datës 16 Maj 2019 u shfaq një shkrim me  titull “Balkanpop” nga  shkrimtarja  e njohur gjermane Sandra Hoffman pas udhëtimit   5 ditor në vendion tonë.  Kanë kaluar 4 vjet,  janë   kryer  shumë  investime  janë dhënë  shumë tendera, jane derdhur  pare  dhe  shume e më  shumë  beton.  Jane  derdhur  jo në  kuptimin  figurativ  por  me të vërtetë  derdhur  sepse  shumë  investime  jane të dobëta, joeficente, pa vlera estetike,  të  dyshimta  teknikisht,  jo të qëndrueshme,  joekologjike,  jo trendy:   ato nuk i qëndrojnë  kohës,  shpejt prishen,  degradojnë,  ribëhen nga e para.

Personalisht  besoj se  nuk ka  ndryshuar  shumë nga  koha e botimit   dhe po sjell pjesë nga  reportazhi i gjatë  i shkrimtares gjermane.

Në mëngjes  Tirana vjen erë tym  nga shkarkimet e  mjeteve  por edhe e bukës së freskët, zhurmat janë më ëe forta  se në Gjermani.   Stacioni i autobusëve është në periferi të qytetit dhe duket si parkingu i një tregtari makinash të përdorura me transportuesin e tij të vjetëruar të pasagjerëve - furgonët. 

Destinacioni Pogradec.  Shoferi i autobusit më vendosi në ndenjësen pas tij dhe gjatë orëve në vijim mësova shumë vetëm duke parë: se nuk ka stacione autobusi me tabela në Shqipëri dhe se autobusi ndalon kur dikush dëshiron të zbresë ose dikush qëndron në këmbë në anë  të rrugës.   Që kur të gjitha sediljet janë të zëna,del  stoli i plastikës nga një vend i fshehtë dhe dikush mund të ulet. Ju paguani ne  dore  kur  jua kerkojnë.  Kur dal nga autobusi rreth mesditës, gjëndem  menjëherë në një përzierje shurdhuese  mes Ballkanit dhe ish Bllokut Lindor, ku njeriu demonstron të gjithë motorët dhe pajisjet muzikore që ka.  Kafenetë luajnë ballkanpop,  nga  makinat  gjëmon  teknobas,   rropamë  motoçikletat.   Por 5 minuta   më larg,  në liqenin e dytë më të madh të Ballkanit,  ndihem sikur jam në një vendpushim  klimatik zviceran në periudhën jashtë sezonit.   Uji është i qartë,  plazhi i pastër, varkat janë në gjendje të mirë dhe ata pak njerëz që ecin flasin me zë të ulët.  Në parkun aty pranë, burra me kostume janë ulur dhe luajnë shah.   Kur një grup nxënësish vijnë drejt meje në një zinxhir prej pesë vetash   dhe nuk bëjnë asnjë përpjekje për t'u mënjanuar,  është e qartë se Zvicra në fund të fundit është shumë larg.

  Të nesërmen nisem herët për në Korçë. Shqiptarët thonë se ky është qyteti më i bukur, më moderni por  pa mohuar traditën e vet.    Udhëtimi per Korcë përfundon në një shesh drejtpërdrejt përballë një ndërtese tregu.   Është  pluhur,  zhurmë   dhe plot me njerëz.   Unë nis te  eci.   Pas rreth 50 hapash shikoj  një botë plot hir:  përpara meje shtrihet lagjja e rinovuar osmane - pazari i vjetër me shtëpi të vogla dykatëshe që strehojnë artizanat tradicional, kafene dhe restorante. E kam përjetuar tashmë edhe në Tiranë dhe Pogradec, kur shoh  se sa afër janë bukuria dhe plehrat, zhurma  dhe  qetësia,  tradita dhe moderniteti  në Shqipëri:  por   këtu është akoma më e fortë.

Në Korçë  ka shumë për të parë – Muzeu i Kombëtar të Artit Mesjetar.  Edi Rama  kryeminister  dhe  piktor  ka  bërë të  mundur  që të  ndërtohet.    Nga jashte   ndertesa është një kuti  e   shëmtuar dhe   e  errët;  brenda  shkëlqejne  muret në  ngjyre   të  kuqe gjak.

Mëngjesin  tjetër një recepsionist më  çon te  autobuzi për Gjirokastër. Ai me jep   ëmbëlsira të  bëra  vetë  dhe i shpjegon shoferit  që qëndron para  autobusit  dhe pi duhan  se si  të  më   zbresë  në  vendin e duhur.   Ka akoma vende të lira.   Në  ndalesën e parë   hipën dikush me   2 thasë  20 kilosh,   tre  kuti kartoni  dhe  dy valixhe.  Pastaj në  mes  të   askundit një tjetër  që vjen erë   tym,  mish i tymosur dhe   djersë.   Diku në  ane të një fshati një  gjysh  me  nipin  në  krah.   

Gjate  3 orëve të para  shkundemi  nga gropa  në gropë me 20 km/orë në rrugen me  zhavorr. Ndonjëherë kalojmë humnera të tilla, saqë mbyll sytë ose përqendrohem në regjistrimin në celularin tim  të  muzikës  teknoballkanike të shoferit, në mënyrë që më vonë ta identifikoj me Shazam.  Kur më  në  fund kthehemi  në një rrugë të asfaltuar,  shoferi i autobusit vë  Opus  një:   Live ist Life.

Gjirokastër.  Diktatori Hoxha  që  kishte  lindur  këtu i kishte  venë  nën  mbrojtje shtëpite e bardha  me  dritare të larta  dhe  dyer   masive në  oboret e brendshëm.  Kohet  e fundit  ka  shume  banorë  që i kanë  ndëruar  pllakat e  gurit  në  çati me   tjegulla -  kercënim  për mbrojtjen nga  UNESCO

Në autobusin  për në Sarandë, stacioni im i fundit, vështroj nga dritarja peizazhin djerrë të ndërthurur me lumenj të vegjël dhe ullinj.  Dhe mendoj se Shqipëria nuk është ndonjë bukuroshe që  mezi pret   të  duket.   Dhe se syri këtu nuk  mund  të  pushojë  kurrë  në  bukuri,   diçka  gë rvisht  gjithmonë.

Edhe në Sarandë, ku Korfuzi është aq afër sa thuajse mund të notosh atje, hijeshia e gjirit të hapet vetëm nëse ndalon së shikuari pas teje;   ndryshe do të mbetesh i habitur nga kompleksi i banesave te parafabrikuara  në majë të kodrës,  aq i  madh sa mendon se ka vend për gjysmën e Shqipërisë.

   Të nesërmen në mëngjes,  shikoj nga dhoma e hotelit 2 Mercedes 220  që janë parkuar para dritares.   Njeri  mund t'i përkasë Poseidonit:  restoranti i vogël i  peshkut direkt në det,   pronari i të cilit duket sikur ka dalë nga koleksioni i antikiteteve në muzeun arkeologjik.

Një orë më vonë, rrugës për në Tiranë,  pak përpara Qafës së Llogarasë, pres në diell me 15 persona të tjerë sepse kemi ngelur  pa benzinë.  Pas rreth një ore e gjysmë, një furgon sjell bidonin. Shoferi ynë, shoferi i autobusit dhe një  ndihmës  kërkojnë ta mbushin atë në rezervuar por e  derdhin gjysmën.   Ata e hedhin  pjesën tjetër me një hinkë në  një  shishe  dhe shishen   pastaj në rezervuar.  Besimi im tek shoferi i autobusit po shuhet.  Kur ai gjithashtu shkruan mesazhe në smartfonin e tij në rrugë  e sipër,   frikësohem.  Filloj të lutem.

Gjysmë ore më vonë, autobusi ndalon në një tavernë në pyll, shoferin e pret një pjatë me mish dhe patate.  Edhe une jam e  uritur -  no time   më  thotë  i zoti i lokalit.   Autobusi të  çon drejt e në zemër të këtij vendi.

   Gazeta  “Die Zeit “ ka   mbi  gjysem milioni  lexues  dhe  në  Gjermani  lexohet vërtetë  më  shumë se   nga ne.   Shumëkush  mund  të  nxjerrë  vetë  disa  përshtypje  dhe ta  interpretojë  si  të  dëshirojë në   varësi  të  përkatësisë   kulturore,  bindjeve  apo  pëlqimeve.    Personalisht  më  duket  se  vizitorja  gjermane në një  udhëtim 5 ditor me  mikrobuz,  pothuaj ka  rrokur  shumëçka  prej  Shqipërise dhe shqipëtarëve apo dhe marëdhënjet, sjelljet,  seriozitetin  dhe   kulturën  përballë   industrisë që  quhet  turizëm  dhe që është  kaq i rëndësishëm. 

Në  gjykimin  tim, shumica dërmuese e Gjermanëve ( besoj  edhe  shumë  kombe të tjerë që kanë të njëjtin mentalitet  apo dhe  zakone  kulturore të ngjashme) nuk  do  të  entusiazmohen  shumë  pasi të  kenë lexuar  këtë   reportazh.    Duket më  shumë sikur  Shqipëria  është ende   një  vënd  thjesht  ekzotik  për  tu  zbuluar.   Vështirë se    shumëkush  do të kthehej  për  të   pushuar,  vërtetë për të  pushuar.   Ne  vetë  shkojmë  jashtë  shtetit  me  pushime,  në  kuptimin e vertetë të fjalës - Pushime

 Shkrimtares i pëlqen  nga Shqipëria vetëm  pazari  i  rinovuar me  ndërtesa 2 katëshe në  Korçë,  pjesa tjetër  të  gërvisht  syrin.  Operatori   turistik    ka  shkuar  edhe më larg  -  na quan kulturshok .

Ndryshe nga   më  sipër urojmë  që ata  1 milion turistët  që vizituan Tiranën  të   rikthehen përsëri apo  t’ju thonë    bashkëkombësve  të  tyrë që  ja vlen bara  qiranë  të udhëtosh në vëndin e shqiponjave dhe  kryeqytetin e tij.   

 *Urbanist. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco