Targat, Vuçiç, 'sulmi polak' dhe fjalia e Hitlerit që përgjaku botën

Targat, Vuçiç, 'sulmi polak' dhe fjalia e Hitlerit që përgjaku botën

21:06, 08/11/2022 Nga Gëzim Mekuli
A+ Aa A-

Eshtë e premte, 1 shtator 1939, ora 4.30. Avionët luftarakë gjermanë, të ashtuquajtur STUKAS – sulmojnë qytetëzën në Poloni, Vielun.

Vielun është një qytet i vogël pa ushtri, pa rëndësi strategjike. Shumë shpejt qendra e qytetit bëhet shkrumb e hi...

"Polonia ka qëlluar edhe me ushtarë të rregullt sonte natën për herë të parë ndaj territorit tonë, Gjermaninë. Qysh nga ora 5.45 po i kundërpërgjigjemi sulmit. Tani e tutje për çdo bombë hakmerremi me bombë. “ - deklaronte, duke bërtitur në radio, Adolf Hitleri.

Gënjeshtra e Hitlerit bëhet arësye për luftën e II-të botërore. Faktikisht ishin ushtarët gjermanë të SS-ve, të cilët të veshur me uniforma polake sulmuan një radio në Gleivic duke dhënë kështu arsyen e rreme të luftës; Ushtarë gjermanë sulmuan kufirin polak. Polakët u gjendën në befasi dhe makineria e propagandës së Hitlerit jepte arsyet e rreme për këtë sulm ushtarak.

"Ishte një shtet dhune. I qeverisur prej shkopinjve të gomës, policisë dhe ushtrisë. Fati i gjermanëve në këtë shtet ishte i tmerrshëm.“ - deklaronte me forcë Adolf Hitleri.

Të nderuar lexues,

Unë kam ca pyetje miradashëse për ju, pavarësisht botëkuptimeve politike:

1. Çka po ju kujton fjalia e Hitlerit e thënë në radion e tij propaganduese: "Ishte një shtet dhune. I qeverisur prej shkopinjve të gomës, policisë dhe ushtrisë. Fati i gjermanëve në këtë shtet ishte i tmerrshëm.“

2. A është kjo fjalia, që përgjaku botën, e përafërt me retorikën e Vuqiçit, kur dje dhe sot, para kamerave deklaroi se: "Serbia do t'i mbrojë serbët në Kosovë sepse serbët e kanë jetën e vështirë në Kosovë"?

Analizojeni në qetësi dhe ma thuani, këtu më poshtë, mendimin e juaj, ju lutem.

Pyetja e 3 dhe e fundit për ju, të dashur lexues.

Lexojeni edhe njëherë fjalinë e thënë me pompë nga Adolf Hitleri:

""Polonia ka qëlluar edhe me ushtarë të rregullt sonte natën për herë të parë ndaj territorit tonë (Gjermani). Qysh nga ora 5.45 po i kundërpërgjigjemi sulmit. Tani e tutje për çdo bombë hakmerremi me bombë. “
A po ju duket sikurse e ka thënë dje këtë fjali, ndoshta edhe sot, Vuqici, por tani me një "shkak" tjetër, jo si të Hitlerit që solli si shkak gënjeshtrën për "sulmin e ushtrisë polake ndaj Gjermanisë", por gënjeshtrën dhe 'shkakun' tjetër; TARGAT e veturave dhe "jetën e vështirë të pakicës serbe në Kosovë të bërë nga Qeveria Kurti".

Për në fund fare:

Retorika është lojë e rrezikshme; është e rrezikshme sepse mund të keqpërdoret. Sepse fjala mund të përçajë. Fjala mund të urrejë. Fjala mund të ngushëllojë. Fjala mund të tregojë dashuri, të ndërtojë ura, e të bëhet sakaq dhunë. E, po kështu, fjala mund të shkaktojë edhe gjakderdhje, luftë, varfëri e mjerim.

Le të kujtojmë pra për një çast artin e frikshëm të fjalimeve të Hitlerit e të Goebelsit. Çdo gjë fillon nga fjala, nga komunikimi e nga fjalimi.
Hitleri është i gjallë! Ai nuk është kallë në bunkerin e Berlinit. Ai, shpirti, lakmia hegjemoniste e politike e tij, dhe ideja e tij, është e gjallë në Beograd, biles shumë afër ambasadave të Bashkimit Europian e Amerikan.

Putini po pret!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco