Reagimi i fermerëve nuk ndalet: Shumë shpejt do të vijnë në Tiranë!

Reagimi i fermerëve nuk ndalet: Shumë shpejt do të vijnë në Tiranë!

13:41, 30/10/2019
A+ Aa A-

Nga Agron Duka.

Edhe sot Partia Agrare Ambientaliste e qarkut të Fierit ishte në mbështetje të protestës së fermerëve të Myzeqesë. Ndaj kërkesave të tyre qeveria pati vetëm një përgjigje, shtimin e forcave të policisë.

Kjo që po ndodh me bujqësinë në rastin më të mirë paaftësi dhe në rastin më të keq një projekt politik për të shkatërruar prodhimin vendas, duke favorizuar importon. Një goditje e heshtur që nuk vihet re vetëm nga largimi në masë i shqiptarëve, por edhe nga braktisja e prodhimit vendas.

Kjo dorë e zezë nuk ka renë vetem mbi bujqësinë, por edhe mbi blegtorinë. Një shembull i frikshëm është statistika e gjedhit në qarkun e Fierit, në të cilin në vitin 2013 kishte afro 60 mijë krerë të matrikulluara, ndërsa sot afro 21 mijë.

Kjo do të thotë që blegtorët i kanë thënë lamtumirë prodhimit si pasojë e politikave antikombëtare, ndërsa shqiptarët po konsumojnë më shumë qumësht të importuar nga Serbia dhe vendet e tjera të rajonit. Keto të fundit subvencionojnë, orjentojnë dhe mbështesin seriozisht bujqësinë, ndërsa këtu prioritet i vetëm janë PPP-të dhe pasurumi i një grushti te vogël njerëzish.

Por reagimi i fermerëve nuk do të ndalet, shumë shpejt do të vijnë në Tirane. Ne si PAA do t’i mbështesim, megjithat? ata kane nevojë për ndihmen e cdo qyteari. Mbroni bujqesinë sepse keshtu do tëmbroni edhe të ardhmen tua.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco