Filmi biografik i Trump-it përzgjidhet për çmimin më të mirë të Festivalit të Filmit në Kanë

Filmi biografik i Trump-it përzgjidhet për çmimin më të mirë të Festivalit të Filmit në Kanë

14:44, 16/04/2024
A+ Aa A-

Premiera e një filmi biografik për vitet e formimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm. Drejtuar nga regjisori i njohur irano-danez Ali Abbasi, "The Apprentice" tregon historinë se si Trump-i i ri filloi të merrej me biznesin e pasurive të paluajtshme në Nju Jork në vitet 1970 dhe 1980 dhe u njoh me mentorin e tij Roy Cohn.

Filmi është ndër 18 filmat që konkurrojnë për Palmën e Artë, çmimin kryesor të festivalit.

"The Apprentice është një zhytje në brendinë e perandorisë amerikane. Ai përshkruan ngjitjen e një Donald Trump-i të ri në pushtet përmes një marrëveshjeje faustiane me avokatin me ndikim të krahut të djathtë dhe mediatorit politik Roy Cohn", sipas përshkrimit zyrtar të filmit.

Sebastian Stan - ylli i filmave me superheronj të Marvel-it dhe mini-serialit të vitit 2022 "Pam & Tommy" - luan Trump-in, ndërsa aktori i "Succession" fitues i çmimit Emmy, Jeremy Strong portretizon Roy Cohn-in, një avokat i profilit të lartë.

"Strategjia e tij ka një shtrirje tentakulare që është e jashtëzakonshme - njeriu më magjepsës që kam provuar të portretizoj," tha Strong për New York Times. "Ndonëse unë personalisht mund të kem shumë gjykime për Roy Cohn-in, kjo nuk është pjesa ime që angazhohet në punë krijuese."

Aktorja bullgare Maria Bakalova luan Ivana Zelnickova-n, gruan e parë të Trump-it dhe nëna e vajzës së tij Ivanka dhe djemve Donald Jr. dhe Eric.

Filmi përshkruan sipërmarrjet e hershme të biznesit të Trump-it dhe ngritjen e tij pasi ai iu bashkua dhe më pas mori përsipër perandorinë e pasurive të paluajtshme të babait të tij. Nën udhëheqjen e tij, kompania u shtri nga pronat rezidenciale në kazino dhe hotele, duke përfshirë Trump Tower në Manhattan dhe prona të tjera të markës Trump.

Trump tronditi botën duke mundur Hillary Clinton-in në zgjedhjet e vitit 2016 për t'u bërë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara./RT - Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco