Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

SYRIT TV/ Komedia ‘1 milion euro për dashni’, një shfaqje për triumfin e dashurisë

16:37, 28/03/2024
A+ Aa A-

Një komedi e vrullshme që i dedikohet dashurisë ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental nga mbrëmja e 28 Marsit. “1 Milion euro për dashni” , komedia e autorit Giuseppe Della Miseriocordia do ta rrëmbejë publikun në situata të këndshme, në pikëpyetje ekzistenciale, e në kredhje të pafundme dashurie, që nisin krejt papritur.

Lizën dhe Fabion i takon një gabim bankar. Ndonëse dy tipa tërësisht të ndryshëm, mes personazheve lindin shkëndijat e dashurisë, fuqisë së pafundme.

Shfaqja prek jo vetëm sublimen dashuri, por e fton shijuesin e teatrit në një botë të thellë refleksioni, për veten, tjetrin, për kohën e realitetin e sotëm.

Komedia është një refleksion i thellë për shoqërinë që rend mbas pasurisë.

Dyshja e aktorëve Neritan Liçaj dhe Ketjona Pecnikaj premtojnë mbrëmje të mbushura me humor, ngase komedia do të ngjitet në skenë për katër netë, deri më datë 31 Mars.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco