VIDEO-SYRI TV/ Namik Dokle rizgjon legjendat e Gorës, autori sjell botimin 'Vallëzim me hënën'

20:19, 18/04/2024
A+ Aa A-

Namik Dokle sjell për lexuesin shqiptar botimin e fundit të titulluar ‘Vallëzim me hënën’. Autori ka për qëllim të rizgjojë legjendat e Gorës, vendlindjes së tij, ndërsa ato mbartin lirizëm të thellë e i dedikohen dashurisë. Përgjatë përurimit në Akademinë e Shkencave ishin të pranishëm edhe figura të politikës. 

Nga SYRI TV

Ngacmime të hershme që prej fëmijërisë ëndërrshumtë, në ato kohë kur çdo vogëlush dëgjon legjendat e para qenë filli lidhës i dy kohëve. Nga atje Namik Dokle e sprovon veten për të shkruar librin e parë të legjendave të Gorës të titulluar ‘Vallëzim me Hënën’. E veçanta e legjendave sipas autorit është lirika e thellë, që i flet mrekullisht idilikes, së bukurës e dashurisë.

Copëza të kultuës së vendlindjes së krijuesit i tregojnë lexuesit konstelacionin shpirtëror e filozofik, të cilin Dokle e shpëton nga harresa.

Legjendat, që mbartin një shije të veçantë estetike do të njohin dritën e botimit dhe në gjuhën spanjolle dhe në gjuhën boshnjake, ndërsa në përurimin e botimit morë pjesë figura të politikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco