‘Shihemi në gusht’ në shqip i njëkohshëm me botën, Hudhri: Romani u rizbulua, s’ishte i panjohur

21:29, 23/03/2024
A+ Aa A-

Një festë e gëzueshme për lexuesin është sjellja në shqip e romanit të Gabriel Garsia Markezit.

Botuesi tha në "Odeon" se "Shihemi në gusht" ishte një vepër e mezipritur për ata që e shijojnë magjinë e Markezit.

Bujar Hudhri theksoi se romani nuk ka qenë një libër i panjohur për lexuesit e përkorë të krijimtarisë së shkrimtarit 

Pjesë nga intervista

Bujar Hudhri: Të jemi të lumtur që gjuha jonë, gjuha shqipe u rreshtua me gjuhët botërore më datë 6 Mars, në ditën e 97 – vjetorit të Markezit.

Egla Xhemalaj: Para se të ndalemi më tej te procesi për ardhjen e kësaj kryevepre në shqip kam kërshërinë t’ju pyes se si e kanë pritur lexuesit këto ditë Markezin? Unë kam parë në libraritë e Tiranës, kudo ku flitet për letërsinë e ku pyetet për veprën se sa interes kanë shfaqur lexuesit për ta pasur në duar, për ta lexuar.

Bujar Hudhri: Po, Egla, po bëhen gati dy javë që libri ka dalë dhe më sjell në mendje librat më të bukur që kam sjell e po ashtu edhe gëzimin e lexuesit, që i afrohet një libri. E kisha harruar këtë atmosferë. Markezi na e solli sepse jo vetëm që është një shkrimtar i madh, po ky u bë një lajm botëror jo ditën që doli. Ka një debat që zien në media, madje që në tetor të vitit të kaluar, ku të gjithë botuesit e Markezit u mblodhën në Frakfurt, ku për herë të parë u shfaq kopertina që ju shikoni dhe u tha që do dalë më datë 6 Mars, në koktejlin e përgatitur. Ne zgjodhëm kopertinën, versionin në spanjisht se dukej që ishte kopertina më përfaqësuese. Shtypi botëror është marrë gjerësisht, edhe tani merret. Çdo ditë merret.

Egla Xhemalaj: Ka pasur debate dhe polemika të vazhdueshme nëse duhet të botohej apo jo.

Bujar Hudhri: Po. Ky është një problem i madh sepse problemi ishte tek agjencia vet dhe te familja e Markezit. 10 vite më parë, për habinë e të gjithëve të Kolumbisë apo të Meksikës, dy shtete ku Markezi kishte jetuar trashëgiminë e tij letrare e bleu një universitet në Amerikë. Ishin 40 arka prej druri, që janë dokumente, dorëshkrime, foto gjithçka, thesari i tij. Pra, dy djemtë e Markezit dhe Mercedesi bashkëshortja e tij ia dhanë universitetit. Aty ishte dhe ky roman, prandaj thuhet u rizbulua, nuk është se ai nuk njihej. Madje, nga viti 1999 i ftuar në një takim me Hose Saramangon dhe ai një nobelist tjetër, në vend që të fliste lexoi kapitullin e parë të romanit të ardhshëm.

Bujar Hudhri tha se libri duket sikur është shkruar në shqip kjo falë mjeshtërisë së Mira Meksit, që e njeh mirë veprën e Markezit e falë punës së gjatë për ta sjell mrekullisht përmes një shqipeje të kulluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco