VIDEO/ ‘Dikur ishte tmerr që mos të gjeja asgjë nga im atë’, ja porositë e piktorit të madh për Orion Shimën

21:40, 16/03/2024
A+ Aa A-

Djali i një prej figurave më të rëndësishme të pikturimit shqiptar Alush Shimës, Orion Shima tregon në ‘Odeon’ se si ka qenë periudha e krijimit të identitetit të vet si artist, larg petkut të të atit. Piktori u shpreh se dikur ndiente tmerrin për të mos pasur gjurmë të babait në vepra, ndërsa sot është i lumtur që pavetëdijshëm gjenë feksje të Alush Shimës në krijimtari. Artisti zbuloi dhe porosinë e herëpashershme të të atit.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Kur artisti është brenda një familjeje, ku është kultivuar me art edhe prindërit e tij mund të kenë qenë artistë. Në këtë rast, ati juaj një nga penelat më të jashtëzakonshme që kemi ne në pikturën shqiptare. Duket ndonjëherë sikur ka një risk apo i qëndron pas një damk, që është djali i atij, i kësaj figure të njohur. E duket sikur identifikohet ndonjëherë artisti me emrin e prindit, padashur të identifikohet. Si e keni pasur ju këtë raportin e të shpëtuarit nga damka e të quajturit është djali i piktorit të madh? Si e keni parë gjithë këtë periudhë evoluimi në pikturën tuaj?

Orion Shima: Të jesh fëmijë i një artisti nuk është zgjedhje. Është një dëshirë, një koecidencë që dashuria për pikturën të bënë që ti të përballesh edhe me këtë situatë. Nuk jam ndjerë ndonjëherë keq. Sigurisht, unë vazhdoj të quhem i biri i Alush Shimës. Për këtë jam shumë krenar dhe i lumtur. Ndërsa, sa i përket sfidës me të tjerë ose me veten, ajo është një sfidë që ka etapat e veta. Në rini, sigurisht, me një personalitet më të hedhur e më pak të urtësuar, nuk të vjen mirë sepse ti pretendon që edhe ti je ai individi që ka një fytyrë, por gjërat kalojnë. Sot më vjen shumë më mirë kur gjej dhe gjurmë të tim eti.

Dikur ishte tmerri që mos të gjeja asgjë nga ai, pra do të thotë për t’i ikur sa më larg një identiteti, ndërsa sot ndjej një kënaqësi akoma më të madhe kur, qoftë edhe në pavetëdije kuptoj që kjo është një gjurmë që diku në thellësinë time ekziston. Porosia e tim eti, që mund të ishte një nga porositë që është e vazhdueshme dhe persistente është puna. Sa më shumë ti krijon, aq më shumë fillon dhe ndjen atë situatën e bukur edhe artistin brenda teje. Për të puna është mosdorëzimi. Përpjekja për të punuar vazhdimisht është pjesë e karakterit të tij dhe një pjesë e atij karakteri ndoshta më ka kaluar dhe mua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco