Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

VIDEO/ Cila është frika më e madhe e një piktori? Ja si përgjigjet Orion Shima

21:39, 16/03/2024
A+ Aa A-

Përgjatë procesit krijues, artisti ka gjithmonë dyjëzime për veprat, ka ankthin e pritjes se si do të receptohen krijimet nga dashamirësit e artit. Nëpër këtë udhë ka kaluar edhe veprimtaria artistike e Orion Shimës, i cili i friket asaj vetëpërmushjes që jo rrallëherë të shpie në delir.  

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Cila është frika më e madhe e një piktori, e një krijuesi që rreket që gjithmonë të sjell diçka ndryshe, pa iu larguar, patjetër stilit të vet, mënyrës origjinale të të bërit e të të sjellit të krijimeve të tij?

Orion Shima: Përgjithësisht arti dhe artistët duhet të jenë të guximshëm. Nuk besoj se ka artistë frikacakë. Në fund të ditës guximtarët fitojnë gjithmonë. Ndoshta e vetmja frikë mund të jetë frika e artistit vet nga deliri, kur mendon që ai ka arritur në atë pikë që është i pakonkurrueshëm dhe ndoshta kjo është frika më e madhe e imja. Vetëkënaqësia që mund të ushqejë artisti por veten.

Piktori ka rrokur suksese kombëtare e ndërkombëtare me veprat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco