Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ndahet nga jeta Spiro Konduri, mjeshtri i zërit në filmat e Kinostudios

Ndahet nga jeta Spiro Konduri, mjeshtri i zërit në filmat e Kinostudios

18:50, 16/03/2024
A+ Aa A-

Ndahet nga jeta Spiro Konduri, inxhinier dhe operator zëri në shumë filma shqiptarë të Kinostudios.

Lajmin për ndarjen nga jeta të operatorit të zërit të filmave shqiptarë e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

‘Të dashur miq shokë e kolegë. I shtrenjti babai im Spiro Konduri ndërroi jetë. Për varrimin dhe vendin e pritjes së vizitave do t’ju njoftojmë përsëri.’

Spiro Konduri lindi në Durrës më 20 qershor 1941, ku kreu edhe shkollën e mesme. Në vitin 1964 mbaroi studimet e larta në Universitetin e Tiranës si inxhinier elektronik. Punoi deri në vitin 1969 si inxhinier në Radiostacionin e Shijakut dhe po në këtë kohë u transferua në Radio-Tirana vendi ku punoi deri në vitin 1975.

Një kontribut të madh ai ka dhënë në Kinostudion ‘Shqipëria e re’ si operator zëri në filmat dokumentarë. Filmi i tij i parë është ‘Arbëreshët’ i cili është nderuar për kolonën zanore. Ndërsa filmi i tij i fundit ishte dokumentari ‘Bora që bie në det’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco