Ekspozita në nder të Fatos Kongolit, shkrimtari: Falë bashkëshortes jam gjallë

20:46, 31/01/2024
A+ Aa A-

Në nder të kontributit të çmuar të shkrimtarit Fatos Kongoli e në kujtesë të ditëlindjes së 80-të të tij në ambientet e Bibliotekës Kombëtare u çel një ekspozitë me botimet e gjithë rrugëtimit artistik të autorit, ndërsa ai solli në vëmendje rolin e bashkëshortes Lilit në krijimtari.

Të pranishëm miq, shkrimtarë e studiues, ndër të cilët Edmond Tupe folën për vlerat e Kongolit. Përkthyesi tha se me traumat  pjesë e subjekteve të Kongoli, Shqipëria po jeton edhe sot.

Një nga zërat më gjurmëlënës në letrat shqipe, shkrimtari që i dedikoi jetën të bukurës estetike, subjekteve të thella psikologjike e humane, Fatos Kongoli mes miqve, studiuesve e lexuesve të përkorë preki magjinë e rrugëtimit artistik, përmes ekspozitës së çelur në Bibliotekën Kombëtare, pa harruar të sjell në vëmendje rolin e bashkëshortes Lilit, si dashuri që përligj ekzistencën. 

Në vështrimin e kujdesshëm të miqve, të atyre që në shkrimtari janë të ngjashmit e së njëjtës udhe, Kongoli gdhendi një vend të veçantë, në atë që studiuesit e quajtën modernitet. Shkrimtari Besnik Mustafaj, studiuesi Bashkim Kuçuku dhe përkthyesi mjeshtëror i veprës së tij në frengjisht Edmond Tupe sjellin një copë jete nga njohja me Kongolin, e një copëz rrugëtimi artistik.

Ekspozita e hapur në Bibliotekën Kombëtare përban botimet e shkrimtarit ndër vite dhe intervistat e dhëna për shtypin e kohës. Përmes këtij udhëtimi në retrospektivë lexuesi mund të njoh shumëngjyrësinë e kontributit të autorit në letërsinë shqipe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco