I biri i Kadri Roshit shpërthen në ‘Odeon’: Nëse shteti pret nga familja, turp t'i vijë!

22:36, 13/01/2024
A+ Aa A-

Kliti Roshi, i biri i aktorit të madh e të paharrueshëm, Kadri Roshi, nuk e fshehu zhgënjimin për harresën institucionale, për artin e për figurat e ndritura që kontribuuan gjithë jetën për të ushqyer shqiptarët me shije të lartë estetike.

Aktori shpërtheu në kritika ndaj Ministrisë së Kulturës, e cila sipas tij duhet ta kishte shpallur 2024-ën vitin e legjendës së skenës Kadri Roshit, e se Ministrja duhet të ishte patjetër prezente në aktivitetin përkujtimor.

"Shteti po i zhduk qëllimisht figura si Kadri Roshi", u shpreh Kliti Roshi në "Odeon", ndërsa i indinjuar bëri thirrje për vëmendje ndaj teatrit e kinematografisë.

I biri i Kadri Roshi tha se shteti nuk duhet të presë nga familja për organizime të tilla, e nëse vijohet me këtë papjekuri institucionale duhet t'ju vijë turp, e të ikin fare nga pushteti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco