Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

VIDEO/ I biri i Kadri Roshit tregon në 'Odeon' pengjet dhe dëshirat e parealizuara të të atit

22:24, 13/01/2024
A+ Aa A-

Përgjatë emisionit "Odeon", djali i aktorit të paharrueshëm Kadri Roshi, Kliti Roshi, foli dhe për pengjet e për dëshirën e parealizuar të të atit.

"Pengu i parë ishte Arturo UI që ia vodhën. I dyti ishte që të luante rolin e Ali Pashës, që nuk e realizoi dot, ndërsa i treti ishte drejtshqiptimi, shqiptimi i drejtë i gjuhës shqipe", tha aktori për gazetaren Egla Xhemalaj.

Kadri Roshi mbylli sytë me një amanet të papërmbushur.

"Nuk munda t'ia plotësoja një prej dëshirave. Ai kishte ëndërr të më shihte të punoja në profesion. Kjo gjë u realizua, mbasi ai mbylli sytë", tha Kliti Roshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco