Marinaj promovon librin me poezi

Marinaj promovon librin me poezi

22:55, 07/01/2024
A+ Aa A-

Shkrimtari i mirënjohur Gjek Marinaj ka promovuar librin e fundit me poezi “Paradigma e Parajsës”.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e shoqatës “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të SHBA-ve, ku pjesmarrësit vlerësuan kontributin e Marinajt dhe rolin e tij përsa i përket promovimit të vlerave të shqiptarëve që jetojnë atje.

Marinaj ka lindur në Brut të Malësisë së Madhe, ku është shpallur edhe “Qytetar nderi”, ndërsa fillesat e karrierës i shënon me poezinë “Kuajt”, pak para viteve 90, ku mes rreshtave shkruan:”Ne nuk kemi emër, hamë ç’na japin”, vargje të cilat filluan të shpërndaheshin me shpejtësi.

Prej vitesh ai zhvillon aktivitetin e tij në Dallas të SHBA-ve dhe është tepër i njohur në qarqet ndërkombëtare, sidomos si krijues i një rryme të re të kritikës letrare, e njohur si Protonizmi, ku thelbi mbetet ai i këndvështrimit pozitiv dhe së shpejti do të botojë edhe një libër në 25 gjuhë për ta trajtuar më gjerësisht këtë teori.

Marinaj ka marrë disa çmime në Indi, Korenë e jugut, Uzbekistan, Rumani, etj, ndërsa është nominuar për çmimin Nobël në letërsi.

Kryetari i shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Dritan Matraku e cilësoi si vlerë të shtuar këtë shkrimtar që spikat dhe na bën krenarë, ndërsa vetë Marinaj u shpreh :”Kam pasur audiencë me mijëra por për mua ju jeni përfaqësuesit më të denjë. Ju jam shumë mirënjohës sa nuk e them dot me fjalë dhe ju premtoj që do t’iu nderoj sepse meritoni respektin më të madh”.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco