Risia e Piranjave/ Emisioni i parë nga Inteligjenca Artificiale në një televizion shqiptar

21:04, 29/12/2023
A+ Aa A-

Ky është Edicioni Special i Piranjave Show në SYRI TV.

Për herë të parë në një televizion shqiptar është bërë një emision nga Inteligjenca Artificiale.

DOJNA: Mirëmbrëma e mirëseerdhët në këtë program special të Piranjat Show.

FLORI: Ky është emisioni i parë në një televizion shqiptar ndërtuar me inteligjencë artificiale.

DOJNA: Pra, unë nuk jam Dojna.

FLORI: E as unë nuk jam Flori.

DOJNA: Dhe këtë mund t’jua faktoj: unë nuk e di nëse Dojna e vërtetë është e martuar apo jo...

FLORI: As unë nuk e di sa e ka rrogën Flori.

DOJNA: Madje, sikur Dojna dhe Flori të duan të na hedhin në gjyq, nuk na hedhin dot, se ne nuk ekzistojmë...Rroftë inteligjenca artificiale!

FLORI: Në këtë edicion special ne do ju sjellim historinë e dashurisë më të famshme të vitit.

DOJNA: E vetmja gjë që Inteligjenca Artificiale nuk është në gjendje të sajojë, është historia e Esmasë. Një trekëndësh dashurie i papërsëritshëm, të cilin jua sjellim në një format festiv.

EMISIONI I PLOTE: 

FLORI: Me këtë karusel emocionesh njerëzore e mbyllim këtë edicion deluxe të Piranja Show

DOJNA: Festa të gëzuara, pushime të mbara, dhe kujdes

SE PIRANJAT KAFSHOJNË

FUND

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco