SYRI TV/ 124 vjet nga lindja e Lasgushit, aktivitet kulturor në Pogradec

12:55, 27/12/2023
A+ Aa A-

SYRI TV- 27 Dhjetori shënon datëlindjen e poetit lirikut dhe korifeut të letrave shqipe  të Lasgush Poradeci.

Në kuadër të 124 vjetorit të lindjes se Lasgushit Qendra Kulturore organizoi aktivitetin poetik “Hiri yt, burim përjetësie” një shfaqje  e cila u shoqërua me interpretimet e poezive të Lasgushit.

Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho dhe si mbiemër ka përdorur endonimin e vendlindjes, Poradeci.

Llazar Gusho ose i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, u lind në Pogradec më 27 dhjetor 1899 dhe u shua në Tiranë më 12 nëntor 1987. Veprimtaria e tij krijuese e përmend si poet, shkrimtar dhe përkthyes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco