VIDEO/ Vilson Gjoça mes censurës dhe suksesit në skenë, artisti rrëfim të pazakontë në ‘Odeon’

VIDEO/ Vilson Gjoça mes censurës dhe suksesit në skenë, artisti rrëfim të pazakontë në ‘Odeon’

21:03, 25/11/2023
A+ Aa A-

Artisti Vilson Gjoça i ftuar në emisionin ‘Odeon’ rrëfeu të vërtetat e një një kohë të vështirë.

Ishte viti 1962, kur Gjoça ishte nën petkun e personazhin të Çajupit. Fill pasi kishte dalë nga skena, e duhet të bëhej gati për rolin tjetër, veshjet e rolit të shkrintarit kapelen dhe mustaqet ia pati vendosur bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Ky veprim do t'i kushtonte shumë artistit, që u përjashtua nga të gjitha shfaqjet.  Emisioni u shoqërua me shkëputje të pazakonta. Në çastin kur gazetarja Egla Xhemalaj njoftoi largimin e aktorit, ai u shfaq i veshur si klloun.

Përmes një numri shpejtësie (a magjie siç e quajnë fëmijët), Gjoçaj i dhuroi gazetares një tufë lule. Biseda vijoi nën petkun e Lolit, personazhit që ka rritur breza të tërë fëmijësh. Teksa rrëmonte në kujtime Gjoça kujtoi se si aksidentoi këmbën para se të fillonte shfaqja në Shkodër, e se si gjente mënyra hokatare për t'i bërë fëmijët të qeshnin. Vogëlushët mezi e prisnin që të fillonte interpretimin.

Mes censurës së një kohë të vështirë e dashurisë së pashtershme për punën, Vilson Gjoça ia doli të mos hiqte dorë nga skena, skeçet, rolet e shumëdashura. Cirku Kombëtar mbetet një plagë e hapur për artistin. Ai thotë se ka vite që akrobatët, kllounët e gjithë grupi i punës janë tashmë të pastrehë. Vilson Gjoça u rikthye pas në kohë për të treguar se si e ktheu këngën e Agim Krajkës në parodi, këngë të cilën regjimi komunist e ndaloi për tekstin e padëshiruar.

Të njëjtin fat pati dhe kryevepra ‘Banja’ e Majakovskit, në të cilën aktori ishte zëri i fuqishëm narrativ. Këto dhe të tjera surpriza i presin shikuesit në këtë puntatë të ‘Odeonit’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco