SYRI TV/ Lexuesit të apasionuar pas letërsisë së huaj, Shyle: Janë pëlqyer historitë tronditëse

14:45, 20/11/2023
A+ Aa A-

Librat artistik të përkthyer në shqip mbeten më të përzgjedhurit edhe në këtë edicion të Panairit të Librit. Sipas Jeta Shyles shqiptarët preferojnë subjektet tronditëse dhe libra që mundësojnë nxitjen e imagjinatës.

Syri tv

Lexuesit shqiptarë kanë preferuar të përzgjedhin letërsinë e huaj, të përkthyer në shqip. Dy prej arsyeve mbeten subjekti ndjellës e shpeshherë tronditës dhe nxitja imagjinatës. Nga titujt e shumtë në stendë Jeta Shyle, përfaqësuese e shtëpisë botuese "Dituria", ndalet te botimet e parapëlqyera të lexuesve, në ditët e panairit.

Sipas Jeta Shyles një prej grupmoshave që ka vizituar më shpesh panairin kanë qenë fëmijët, ndërsa përzgjedhjet e tyre kanë qenë titujt nga letërsia shqipe dhe e huaj. Nga veprat më të kërkuara kanë qenë ato të Milan Kunderës dhe Umberto Ekos./ Gaz: E.Xhemalaj, op: S.Goga, mont: P.Prifti/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco