SYRI TV/ ‘Dukagjini’ risjell klasikët për lexuesit, Skënderi: Rijetësuam kolanën ‘Fryma’

14:38, 20/11/2023
A+ Aa A-

Lexuesit zgjodhën veprat klasike që i përkasin kolanës “magnum opus” sjell nga botuesit e “Dukagjinit”. Nga librat më të pëlqyer sipas përfaqësueses së këtyre botimeve Elsa Skënderi, qe “Princi i vogël” e të tjerë libra, ndërsa risi për këtë edicion ishte rijetësimi i një kolanës “Fryma” që ka bërë traditë  në botimet në Kosovë.

Syri tv

Përgjatë ditëve të panairit lexuesit patën kërshërinë të ndalonin e të përzgjidhnin botimet e reja të stendës së shqiptarëve të Kosovës “ Dukagjini”. Përfaqësuesja e këtyre botimeve Elsa Skënderi pohoi për Syri Tv se dashamirësit e librit parapëlqyen titujt klasikë që i përkasin kolanës së re “magnum opus”.

Botuesit krijuan një balancë të mirë midis titujve që janë letrarë dhe titujve që janë me natyrë psikologjike ose me natyrë që shkon dhe orientohet nga shkenca nga njëra anë dhe nga financa, biznesi,nga ana tjetër.

Risi për këtë panair për botimet Dukagjini ka qenë rijetësimi i një kolane të re që ka bërë traditë në botimet në Kosovë kolona “Fryma”./ Gaz: E. Xhemalaj, op: S.Ggoga, mont: G.Zani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco