SYRI TV/ 'Panairi i Librit', Xhemalaj: Syri Tv promovon botime me vlerë

17:24, 17/11/2023
A+ Aa A-

Ditëve të panairit e diskutimeve të gjata për librin iu bashkua dhe gazetarja e Kulturës së Syri Tv. Egla Xhemalaj foli për vendin që zë libri në media duke pohuar se Syri Tv promovon botime me shije të lartë estetike. Në Syri Tv ka gjithmonë një hapësirë për të promovuar krijuesit e rinj u shpreh gazetarja.

SYRI TV

Maratonës së Panairit të Librit dhe takimeve në “Sofanë e librit” iu bashkua edhe gazetarja e kulturës në Syri Tv. Në një bisedë të gjatë për vendin që zë libri në media,  Egla Xhemalaj u shpreh se në ekranin e Syri Tv ka gjithmonë një hapësirë për botimet e reja, me vlerë të lartë estetike.

Arti i të shkruarit fillojnë nga mendjet plotë dije e nga leximet e përkora të klasikëve dhe shkrimtarëve bashkëkohor.

Pjesë e antologjisë së poetëve të rinj shqiptarë, Xhemalaj tha se Syri Tv u dedikon një vend të veçantë krijuesve të rinj.

Vitet e fundit libri ka një vëmendje të shtuar në media, megjithëse shpesh lexuesit shqiptarë hezitojnë të lexojnë e njohin autorët e letrave shqipe. Gazetarja tha se është e udhës të ketë veprimtari dhe të gjenden mënyra ndjellëse për t’i qasur lexuesit me librin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco