Serbia blen pikturën e famshme e “Luftëtarit shqiptar” me një çmim marramëndës

Serbia blen pikturën e famshme e “Luftëtarit shqiptar” me një çmim marramëndës

12:37, 13/11/2023
A+ Aa A-

Piktura e Paja Jovanoviqit “Pushimet e Bashibozukut”, e cila, siç njoftuan me pompozitet mediat, “u kthye në Serbi”, sepse Muzeu i Qytetit të Beogradit, me mbështetjen e shtetit, presidentit Aleksandër Vuçiç dhe Ministrisë së Financave, e bleu në një ankand në Sotheby’s të Londrës për 304,800 paund me të gjitha tarifat dhe taksat, me të gjitha gjasat ajo nuk ka qenë kurrë në Serbi.

Të paktën kështu thuhet në katalogun e Muzeut Kombëtar në Beograd, ku nën riprodhimin e kësaj pikture të Jovanoviçit të titulluar atëherë “Luftëtari shqiptar” numër 16, në rubrikën e origjinës shkruhet se piktura ishte në Londër dhe Nju Jork.

Në katalog thuhet gjithashtu se kjo vepër ka shumë të ngjarë të jetë krijuar kur piktori ka qenë duke qëndruar në afërsi të Shkodrës.

Jovanoviç gjithashtu ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe që pasqyrojnë Shqipërinë nën pushtimin otoman.

Muzeu i Beogradit bëri të ditur në një njoftim për mediat se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco