Eurovision 2024/ Festivali i Këngës, rikthehen në skenë, Elsa Lila, Kejsi Tola ...

Eurovision 2024/ Festivali i Këngës, rikthehen në skenë, Elsa Lila, Kejsi Tola ...

20:35, 17/10/2023
A+ Aa A-

RTSH ka shpallur listën e këngëve pjesëmarrëse në ngjarjen muzikore të vitit: Festivali 62 i Këngës në RTSH.

Interpretuesit e muzikës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Gjermania, Suedia, Italia, SHBA-ja dhe diaspora e gjerë aplikuan me mbi 80 krijimet e tyre cilësore.

Teksti dhe harmonia muzikore janë elementet që do të vlerësohen tani nga një juri prestigjioze gjatë netëve të fundvitit, siç ka qenë standardi nga viti 1962, kur Festivali kurorëzoi Vaçe Zelën për herë të parë.

Besa Krasniqi-Esenciale

Eldis Arnjeti-Një kujtim

Elsa Lila-Mars

Erina dhe The Elementals-Jetën n'Skaj

Jasmina Hako-Ti

Jehona Ponari-Evol

Olimpia Smajlaj-Asaj

Sergio Hajdini-Uragan

Shpat Deda-S'mund të fitoj pa ty

Tri Gjoci-Në ëndërr

Martina Serreqi-Vetëm ty

Big Basta dhe Vesa Luma-Mbinatyrale

Festina Mejzini-Melos

Mal Retkoceri-Çmendur

Michela Paluca-Për veten

Santino De Bartolo-Dua të rri me ty

Stivi Ushe-Askush si ty

Kleansa Susaj-Pikturë

Kejsi Tola-Vallëzoj me Dritën

Kastro Zizo-2073

Andi Tanko-Herë pas here

Anduel Kovaci-Nane'

Arsi Bako-Zgjohu

Besa Kokëdhima-Zemrën n'dorë

Bledi Kaso-Çdo gjë mbaroi

Melodajn Mancaku-Nuk jemi ne

Olsi Ballta-Unë

Troy Band-Horizonti i ëndrrave

Samanta Karavello-N'majë

Luan Durmishi-Përsëritja

Sardi Struga-Boshatisur

Drejtori artistik, Bojken Lako tha se këtë vit procesi i përzgjedhjes ka ardhur me risi. “Këtë vit këngët janë dëgjuar me numra jo me emra autorësh, kompozitorësh dhe krijuesish që votimi të ishte sa më i drejtë dhe sa më i pandikueshëm”.

Lako thekson, se teksti dhe harmonia muzikore janë elementët që vlerësohen nga një juri prestigjioze, duke shtuar se rrymat muzikore pjesëmarrëse janë nga më të larmishmet, por pa i ikur tabanit shqiptar.

Festivali i Këngës është eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare që organizohet nga Radio Televizioni Shqiptar çdo vit që prej vitit 1962.

Ky festival ka përcaktuar përfaqësuesin shqiptar në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës evropiane, në Eurovizion që nga viti 2004. /RTSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco