VIDEO-SYRI TV/ Ekspozitë me 100 fotografi të arkivës kombëtare, për veshjet popullore

16:57, 09/08/2023
A+ Aa A-

Në qytetin e Shkodrës është çelur një ekspozitë me mbi 100 foto që tregojnë veçantinë e veshjeve popullore shqiptare, si dhe ngacmojnë kujtesën e vizitorëve për të mësuar më shumë rreth së shkuarën e figurat historike.

Nga SYRI TV

‘Rikthim në traditë, veshjet popullore të shqiptarëve’ titullohet ekspozita një ditore e çelur në sheshin para bashkisë organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.

Mbi 100 fotot e kësaj ekspozite, pjesë te fondit të arkivës kombëtare, sjellin një retrospektivë nëpër trashëgimisë kulturore të Shqipërisë përmes narrativës kostumografike.

Imazhet nxjerrin në pah veçantitë e kostumeve popullore të trevave shqiptare si dhe ngacmojnë kujtesën e vizitorëve për të mësuar më shumë rreth së shkuarën e figurave historike, që vijnë nën petkun e veshjeve popullore.

Në ekspozitën shëtitëse në qytete të ndryshme të vendit, Shkodra, prezantohet përmes fotove të dinastisë Marubi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco