31 korrik 1949 Mit'hat Frashëri zgjidhej kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë

31 korrik 1949 Mit'hat Frashëri zgjidhej kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë

23:18, 30/07/2023
A+ Aa A-

1949 - Babai i Nacionalizmit shqiptar; Mit'hat Frashër zgjidhet kreu i Komitetit Shqipëria e Lirë. Në tetor ai vdiq (69 vjeç) nga një goditje në zemër në Hotelin Lexington në Lexington Avenue në Nju Jork (edhe teori komploti ekzistojnë rreth vdekjes së tij). Në vitin 1945, kur komunistët morrën pushtetin në Shqipëri. Mit'hati iku në Itali. Vitet e para të luftës së ftohtë i kaloi duke u përpjekur për të mbledhur së bashku një koalicion të forcave anti-komuniste shqiptare në Britani dhe Shtetet e Bashkuara. Kishte vetëm disa vite që i ishte rikthyer politikës.

Nën regjimin e Zogut në vitin 1925, Mit'hati e la jetën publike dhe hapi një librari në Tiranë. Ai vetë zotëronte një bibliotekë jashtëzakonisht të madhe private me rreth 20.000 vëllime, koleksioni më i madh në Shqipëri në atë kohë. Me shtrirjen e Gjermanisë dhe ndërsa Lufta e Dytë Botërore po bëhej e pashmangshme, Mit'hat filloi të mendonte për t'a përdorur këtë periudhë lufte për të krijuar Shqipërinë Etnike - ai themeloi Ballin Kombëtar.

Kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane, Mit'hat Frashëri shkroi: "Deri tani shqiptarët kanë jetuar shumë pak për veten e tyre; nga veprimtaria e tyre, gjaku i tyre, talentet e tyre kanë përfituar fqinjët e tyre. Ata kanë shenjtëruar të mirën e tyre për të mirën e të tjerëve. Tani ata duhet të jetojnë dhe.. punojnë për veten e tyre, për Shqipërinë e tyre".

Bir i Abdyl Frashërit të famshëm, Mithati ishte një nga aktivistët më të rëndësishme të Zgjimit Kombëtar Shqiptar; në vitin1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit dhe u zgjodh nënkryetar i Komisionit të Alfabetit - Mit'hat Frashëri është konsideruar nga shumë njerëz si babai i nacionalizmit shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Maks31/07/2023 06:00

Ai vertet ishte nje patriot dhe republikan nacionalist. I biri i denje i Frashellinjeve. Porse rreshtimi kuisling me nazistet rrenoi imazhin dhe figuren e tij. Eshte disi guxim injorantik te shkruhet sot ne 2023 kur edhe CIA dhe MI6 i kane deklasifikuar dhe publikuar operacionet eksperimentale ne Shqiperi te 1945-1953 se Mithati mblodhi ketej e andej antikomuniste. CIA dhe MI6 i rekrutoi neper kampet ne Evrope, krijoi mbulesen me te ashtuquajturin Komitet i Shqiperise se Lire, madje, pasiqe shterngoi dhe kercenoi Zogun e I ne Egjipt, dhe i zhvaten edhe parate ne Londer, i bene bashke per aktivitete diversive ne Shqiperi. Dhe pasi shqiptaret nen anglo-amerikanet dergoheshin per mish per top ne Shqiperi, dhe komunistet enveriste nen sovjetiket e KGB i prisnin e i vrisnin, ne fund dy palet dolen te fituar! Ku idiotat anglo amerikane konkludonin se edhe nga humbja nxorren fitore, dhe ata enveriste se fituan duke vrare shqiptare tradhetare. Sot, serish eksperimentojne me enveristin Rama te rekrutuar qush para 90es, dhe berishistin Basha te rekrutuar qysh ne Kosove. Interesante qe patriotet tane udheheqes sjane vecse ca spiune te felliqur....

Shto koment

Denonco