Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Simpoziumi i artit në Bosnje e Turqi, piktori Amarildo Ruçi rrëfen surprizat për SYRI TV

17:36, 14/07/2023
A+ Aa A-

Piktori Amarildo Ruçi sapo është kthyer nga një simpozium i mbajtur në Bosnje e Turqi, ku ka folur e prezantuar artin e tij. Sipas piktorit aktivitete të tilla nxisin komunikimin me shijuesit e pikturës, ndërsa zbuloi për Syri Tv dhe tematikën kryesore mbi të cilën do të ndërtohet ekspozita e re.

Nga SYRI TV

I sapokthyer nga simpoziumet e Bosnjës dhe Turqisë, krijuesi Amarildo Ruçi shprehet entuziast për të ardhmen në pikturë, fill pas prezantimit të veprave të tij mes artistëve nga bota mbarë.

Në thellime kujtimesh, artisti ndjen nevojën e një rikthimi të herëpashershëm tek e shkuara, si një strehëz e sigurt, që çeli portën e sukseseve profesionale. Përmes një retrospektive nëpër ciklet piktorike, Amarildo ka hedhur hapat e parë përgatitor për ekspozitën e re, me në qendër trikohësinë e unit. Për krijuesin kjo udhë e re është sfiduese, ngase shkrin pikturën me instalacionin.

I njohur si piktori që krijon me gishtërinj në materiale të ndryshme, Amarildo Ruçi prej kohësh është një nga figurat më të rëndësishëm të artit pamor modern. 5 nga veprat e artistit u ekspozuan në ‘Focus Art Fair PARIS 2022’’ në Muzeun e Luvrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco