Më 14 korrik 1789 u zhvillua Revolucioni Francez: Dita e Bastijës

Më 14 korrik 1789 u zhvillua Revolucioni Francez: Dita e Bastijës

07:37, 14/07/2023
A+ Aa A-

“…O korrik, O faqezjarr,
je dukur dhe luftëtar:
në Francë, kush nuk e di,
u ngre vëndi për liri;”*

Më 14 korrik 1789, u zhvillua Revolucioni Francez.

Që prej agut, disa mijëra parisianë të vënë nën thundrën e pushtetit absolut, ngritën krye dhe vërshuan drejt Bastijës, simbolit të despotizimit.

Në kohën e sulmit, në këtë fortesë mesjetare që shërbente si burg, vuanin dënimin vetëm shtatë të burgosur. Megjithëkëtë, shtënia në dorë e Bastijës shënonte apogjeun e zemëratës popullore dhe kapitullimin e autoritetit mbretëror. Prej këtu mori udhë revolucioni, i cili ka qenë referencë e përhershme e diskurit publik të derisotshëm: legjitimiteti politik buron nga pëlqesa e sovranit.

Në Francë, 14 korriku është festë publike dhe quhet “Dita e Bastijës”. Po ashtu, kjo datë përkon edhe me Festën e Federatës (1790), një manifestimi ushtarak të jashtëzakonshëm.

*Vargje shkëputur nga poezia “Korriku” e A. Z. Çajupit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco