Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

SYRI TV/ Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë në Shkodër, prezantohen 10 këngët e para

13:57, 05/07/2023
A+ Aa A-

Rikthehet Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë në qytetin e Shkodrës. Gara ka filluar me prezantimin e 10 këngëve të parë nga fëmijët pjesëmarrës, kurse organizatorët u shprehën se edhe këtë vit kryefjalë e festivalit mbetet tradita.

SYRI TV

Festivali Mbarëkombëtar për Fëmijë në Shkodër, me një traditë shumëvjeçare u rikthye për publikun. Sallën e teatrit "Migjeni" u mbush me tinguj e me zërat e vogëlushëve të talentuar,  që prezantuan 10 këngët e para. Artistët e vegjël nga qytete të ndryshme të vendit dhe të trevave shqiptare përtej kufijve, përveç performancave në këngë dhanë mesazhe të qenësishme për realitetin dhe jetën.

Organizatorët të entuziazmuar treguan risitë e këtij edicioni të festivalit  dhe u shprehën të lumturën për pritjen e dashamirësve të muzikës.

Në natën e dytë të festivalit do të prezantohen edhe 10 këngë të tjera,  kurse fituesi do të përzgjidhet nga vetë fëmijët, që janë pjesë e garës. 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco