VIDEO-SYRI TV/ 10-vjetori jubilar i Festivalit 'VOX Baroque', Beshiri: Organizimi, unik për vendin tonë

VIDEO-SYRI TV/ 10-vjetori jubilar i Festivalit 'VOX Baroque', Beshiri: Organizimi, unik për vendin tonë

16:57, 29/06/2023
A+ Aa A-

‘Vox Baroque’ njeh 10-vjetorin jubilar. Organizimi që do të mbahet në ambientet e Kishës Katolike bënë bashkë 5 kontra artistë ndërkombëtar, me synimin kryesor edukimin e publikut shqiptar, veçanërisht të brezave të rinj me traditën e vjetër muzikore evropiane.

Nga SYRI TV

Festivali ‘VOX Baroque’ njeh edicionin e dhjetë mbrëmjen e së enjtes. Në këtë vit jubilar të organizimit janë të ftuar pesë vokalist meshkuj kontra artist. Drejtori artistik i festivalit Jusuf Beshiri flet për rëndësinë e festivalit, që krijon ura komunikim me artistë nga e gjithë bota.

Për dirigjentin e formacionit, Stefano Demicheli është sfidë e njëherazi kënaqësi puna me të rinjtë e talentuar brenda ambienteve të Kishës Katolike.

'Ky festival na njeh me periudhën baroke në një vend, që qëndron shumë pranë traditës si Shqipëria. Ishte një ide fantastike për të bërë bashkë 5 kontra artistë, që vijnë nga e gjithë bota, që prezantojnë një repertor të rëndësishëm e paraqesin po ashtu karakterin kozmopolitë në zemër të Shqipërisë. Është kënaqësi për mua të punojë me këta të rinj me shumë talent', tha Demicheli.

Ky festival ndërkombëtar synon të kontribuojë në edukimin e publikut shqiptar, veçanërisht të brezave të rinj me traditën e vjetër muzikore europiane të tre shekujve XVI, XVII, XVIII.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco