Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Llazar Fundo, hartuesi i Manifestit 'Për një Europë të lirë dhe të bashkuar'

Llazar Fundo, hartuesi i Manifestit 'Për një Europë të lirë dhe të bashkuar'

16:25, 28/06/2023
A+ Aa A-

Llazar Fundo ishte hartues i Manifestit të Ventotenes “Për një Europë të lirë dhe të bashkuar”.

Studiuesit italianë do t'i quanin si pararendëse të Bashkimit Europian idetë e juristit të lindur në Korçë dhe të diplomuar në Sorbonë.

Fundo kishte një përvojë politike të gjatë dhe komplekse, në Shqipëri dhe në Europë. I internuar në ishullin e Ventotenes si antifashist, do të binte në kontakt me ideologët italianë, Altiero Spinelli dhe Ernesto Rossi, me të cilët Fundo do të hartonte "Manifestin e Ventotenes", i njohur si pararendës i Kongresit të Hagës dhe i Deklaratës së Shumanit.

Ata zhvilluan një vizion të ri për krijimin e një Europe të lirë dhe të bashkuar, të bazuar në idenë e sovranitetit, lëvizje të punëtorëve, të monedhës së përbashkët, etj.

Në vitin 1944, largpamësi Fundo u ekzekutua, nën akuzat "trockist” e "renegat".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco