Më 22 qershor 1991, vizitoi Tiranën, Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker

Më 22 qershor 1991, vizitoi Tiranën, Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker

17:59, 22/06/2023
A+ Aa A-

Më 22 qershor 1991, vizitoi Tiranën Sekretari Amerikan i Shtetit, James Baker.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan vinte në ditët e para të pluralizmit, pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Rreth 300,000 shqiptarë u derdhën në sheshin “Skënderbej”, duke i rezervuar Baker-it një pritje mbresëlënëse. Populli ishte ngjeshur në sheshin kryesor të Tiranës për të dëgjuar fjalën e sekretarit amerikan.

“Kam 14 vjet në politikë dhe nuk besoj se kam parë ndonjëherë një pritje të tillë. Kjo e bën gjithçka më të jashtëzakonshme. Kjo shprehje dashamirësie dhe mbështetjeje vjen prej asaj që Amerika përfaqëson për popuj që nuk kishin prej shumë kohësh asgjë ku të shpresonin,”- u shpreh Baker-i, i pari zyrtar i lartë i SHBA-ve që vizitoi Shqipërinë paskomuniste.

Tre muaj para kësaj vizite, qe rihapur ambasada amerikane në Tiranë. Dokumenti bashkangjitur paraqet një letër të z. Tahir Kërrnaja dërguar Baker-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco