Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO-SYRI TV/ Komedia 'Ëndrra ime, Rina', Kureta: Publiku është i etur për vepra pa vulgaritet

17:50, 19/05/2023
A+ Aa A-

Komedia ‘Ëndrra ime, Rina’ u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorit Pëllumb Kulla ngrihet mbi dramat e shoqërisë shqiptare, ndaj shfaqja përcjell mesazhe të forta për të mbrojtur familjen e shëndosh e për të triumfuar dashuria.

Nga SYRI TV

‘Ëndrra ime, Rina’ komedia e autorit Pëllumb Kulla njohu dritën e skenës së Teatrit Kombëtar.

Vepra që prek me finesë dramat e përditshme të shoqërisë shqiptare ka si shtyllë kryesore dashurinë, prej së cilës largohet e afrohet çifti i Rina- Skënder. Komedia klasike vjen në frymën e modernitetit, konceptuar nga regjisori Spiro Duni.

Një dashuri që i friket humbjes, e që dëshiron konfirmim pas një 40 - vjeçari lumturie. Sipas aktorit Neritan Liçaj,  në qendër mbetet familja e shëndosh e triumfi i dashurisë:

Divorci si plagë që duhet luftuar, me këtë synim niset Vala, që dëshiron me doemos të ndjejë xixëllimat e dashurisë së prindërve, fill pas dy ndarjesh nga marrëdhëniet e saj:

Me vargje të përshpirtshme dashurie e me mesazhe të forta për jetën e realitetin, publiku do të mund të ndjekë komedinë që prej mbrëmjes së 19 Majit në Teatrin Kombëtar e përgjatë gjithë muajit Qershorit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco