VIDEO-SYRI TV/ ‘Rregullat e mirësjelljes në shoqërinë moderne’, Viala: Në ditët e sotme nuk i aplikojmë

17:03, 18/05/2023
A+ Aa A-

Anëtarja e komedisë franceze Florence Viala interpretoi në skenën e Teatrit Eksperimental ‘Rregullat e mirësjelljes në shoqërinë moderne. Në një intervistë për SYRI TV, Viala u shpreh se teksti është një metaforë që e largon njerëzimin nga rregullat e propozuara ndër shekuj.

Nga Egla Xhemalaj-SYRI TV

‘Rregullat e mirësjelljes në shoqërinë moderne’ e Jean Luc Lagarce u interpretuan nga anëtarja e komedisë franceze Florence Viala në skenën e Teatrit Eksperimental.

E pyetur nga SYRI TV për realitetin e dykohshëm në shoqërinë shqiptare dhe franceze e se sa përqëndrohen njerëzit në ndjekjen e rregullave në vrullin e modernitetit, Florence shprehu mendimet e saj.

‘Është një tekst i gradës së dytë. Sigurisht autori nuk është dakord me këto rregulla. Në një farë forme ai tallet me këto rregulla, që janë ndërtuar në shekujt e kaluar. Në ditët e sotme nuk i aplikojmë fare këto rregulla.

I gjejmë të gjitha rregullat që lexuam sot në marrëdhëniet klasike, në dashuri, vdekje, tradhti. Janë gjithmonë aktuale. I gjejmë, po ashtu edhe në martesat me shkuesi, të cilat për fat të keq vazhdojnë të jenë. Nga ana njerëzore duhet të ruhen këto rregulla, por nuk mendoj që këto rregulla që u lexuan këto e zëvendësojnë ato që janë humane për jetën e përditshme.

Teksti është një lloj parodie e këtyre rregullave, të prodhuara nga vetë njerëzit’, tha Florence Viala, Anëtare e komedisë franceze.

Në çdo kohë ekziston një shpjegim për problemet sepse jeta nuk është veçse vazhdim i gjatë problemesh  të vockla, ku secili prej njerëzve kërkon dhe duhet të ketë një përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco