Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tri vjet pas prishjes së Teatrit Kombëtar, disa fakte interesante

Tri vjet pas prishjes së Teatrit Kombëtar, disa fakte interesante

14:44, 17/05/2023
A+ Aa A-

Nga Besnik M. Shpata

Sot mbushen 3 vjet nga prishja e Teatrit Kombëtar, i cili si ndërtesë unikale historike duhet rindërtuar siç ka qenë, madje përveç teatrit të shërbejë edhe si muze!

Më poshtë janë disa fakte historike interesante që kanë lidhje me të:

Ka qenë ndërtesa më e vjetër funksionale ku ishte luajtur teatër

Aty ka lindur Instituti i Studimeve Shqiptare (më vonë u quajt Akademia e Shkencave)

Shkolla e Rektorëve “Aleksandër Moisiu” (më vonë Instituti i Lartë i Arteve, Akademia e Arteve), sot Universiteti i Arteve

Cirku i Tiranës (i vetmi cirk në Ballkan)

Estrada e Shtetit (më vonë Estrada e Tiranës, Teatri i Varietesë), sot Teatri i Metropolit

Lidhja e Shkrimtarëve

Filarmonia e Shtetit

Kampionati i Parë i Boksit

Koncertet e para folklorike shqiptare

Opera e parë (italiane)

Gjyqi i parë komunist (i paligjshëm) i fillimit të diktaturës komuniste

Përveç vlerave historike që ka shtojmë edhe vlerat arkitektonike të cilat i kanë shprehur specialistët italianë të Universitetit të Barit: “Ky projekt i Giulio Berte është një shkrirje (në italisht “a metà strada)”, midis pikturave të De Chirico dhe vizatimeve (projekteve) të Antonio Sant'Elia.

Është quajtur një arkitekturë e shkëlqyer e postfuturizmit, në Shqipëri e vetmja (sot “specie” në zhdukje në të gjithë botën).

Rindërtimi i Teatrit Kombëtar duhet bërë siç ka qenë në projektin origjinal, merrni shembull Teatrin Glob në Britani (Globe Theatre) që është ndërtuar nga e para, është rindërtuar me të njëjtën teknologji siç ka qenë përpara 300 vjetësh, është ndërtuar me dru, nuk ka pjesë metalike dhe çatinë e ka me kashtë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco