Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-SYRI TV/ Përkujtohet arkitekti Gani Strazimiri, Kapexhiu: Emri i tij s’është në shkresat e IKTK

17:24, 09/05/2023
A+ Aa A-

Gani Strazimiri është kujtuar në 30 vjetorin e vdekjes për kontributin e vyer në arkitekturë. Përgjatë aktivitetit karikaturisti Bujar Kapexhiu kërkoi përdorimin e emrit të arkitektit në shkresat zyrtare të institucionit që mban emrin e tij, kurse i biri tha se i ati s’do ishte pajtuar me atë që po i ndodh Tiranës sot.

Nga SYRI TV

30 vjetori i ndarjes nga jeta të arkitektit Gani Strazimiri është përkujtuar, mes familjarëve, historianëve, arkeologëve, studiuesve e njohësve të artit, përmes një ndalese të gjatë në jetën e veprimtarinë e tij.  Në nder të figurës e kontributit të vyer në fushën e arkitekturës Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mban emrin “Gani Strazimiri”, megjithëse ky emër nuk figuron në shkresat zyrtare të institucionit.

Ish-kryeministri Aleksandër Meksi e ndali fjalën në luftën e Strazimirit për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, në kohën kur regjimi diktatorial synonte degradimin e më vonë shembjen e tyre.

Arkitekti pati një vizion tjetër për kryeqytetin. Konceptimi i objekteve me pak kate, në një Tiranë që do të jetonte mes gjelbërimit, nuk ngjason asfare me kullat shumëkatëshe, që i marrin frymën kryeqytetit të Shqipërisë.

Pjesë e aktivitetit ishte dhe ekspozita me foto e dokumenta, që flasin për personalitetin, që shpesh e quajnë babai i arkitekturës shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco