Si sot, më 11 shkurt 1991, eksodi i 20 mijë shqiptarëve nga porti i Durrësit

Si sot, më 11 shkurt 1991, eksodi i 20 mijë shqiptarëve nga porti i Durrësit

11:23, 11/02/2023
A+ Aa A-

Si sot, më 11 shkurt 1991, rreth 20.000 të rinj shqiptarë ishin mbledhur në portin e Durrësit për t’u larguar nga vendi.

Tentativat për të hapur dyert e portit do karakterizonin të gjithë muajin shkurt. Nga përballja me qendresën e trupave policore, dhjetëra qytetarë mbetën të plagosur. Situata e destabilizuar në vend u interpretua nga ish-presidenti Ramiz Alia si nevojë për të kryer ndryshime “për paqe dhe demokraci”.

Me gremisjen e diktaturës, të motivuar nga liria e rifituar, bashkëatdhetarët u drejtuan në kërkim të botës së ëndërruar prej kuadrit të ekranit të televizorit, për të siguruar mirëqënien e munguar. Ikjet gjatë javës së parë të marsit të 1991-s qenë të përmasave tejet të mëdha, aq sa kjo ndodhi u konsiderua si analoge me eksodin biblik. Gjithashtu, braktisja masive e vendit, mobilizoi elitën politike të kohës për të marrë masat e nevojshme për parandalimin e fluksit emigrator.

Në dokumentin bashkëngjitur më poshtë, paraqiten fragmente të procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, të zhvilluar nën drejtimin e kreut të këtij organi, Fatos Nano, më datë 06.03.1991 dhe me objekt shqyrtimi situatën në portin e Durrësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco