Më 12 janar 1944 doli në shtyp numri i parë i revistës 'Bleta'

Më 12 janar 1944 doli në shtyp numri i parë i revistës 'Bleta'

10:28, 12/01/2023
A+ Aa A-

Më 12 janar 1944 doli në shtyp numri i parë i revistës "Bleta".

Revista "Bleta" ishte organ kulturor i përdymuajshëm, me seli në rrugën Carnarvon nr. 15 në Tiranë. Revista trajtonte zhanre të pasura tematikash nga fusha e letërsisë dhe e gazetarisë, fejtone të shkurtra, përrallëza për fëmijë, rubrikë mbi fotografinë, informacione mbi teatrin dhe kinematografinë.

Ishte e vetmja reviste që pasqyronte programin e Radio Tiranës për kohën, dhe në faqet e saj do të ndeshnim emrat më të spikatur radiofonikë. Bëhet fjalë për Liza Vorfi, Bardhyle Nasen, Behije Çelën, Kel Satën, baritonin Mihal Tziko, si edhe mjeshtrin e pianos Mario Ettore. Nga rubrikat më të pëlqyera për kohën do të ishte edhe “Ju flet mjeku”, një hapësirë 15-minutëshe që transmetohej ditën e diel me mjekun Hamdi Sulçebe. Dizanjimin e kësaj reviste, por edhe të reklamave të saj, do ta drejtonte Shoqnia Publicitare S.A.P.A.S.

Në fotografi: Ballina e revistës Bleta dhe programi radiofonik i revistës.
Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco