Twitter ka gati përditësimin e ri, lançohet në Janar

Twitter ka gati përditësimin e ri, lançohet në Janar

13:41, 02/01/2023
A+ Aa A-

Elon Musk ka planifikuar ndryshime të tjera në Twitter përgjatë 2023. I vetëquajturi “Shefi Twit” ka lajmëruar se risia e parë e platformës vjen këtë muaj dhe lidhet me lundrimin në të.

Sistemi i ri do t’i lejojë përdoruesit të shfletojnë trendet, temat dhe postimet.

“Lundrimi i ri në Twitter që vjen në Janar lejon shfletimin nga njëra anë në tjetrën midis postimeve nga përdoruesit që ndjek, të rekomanduarit, trendeve, temave etj”, shkroi Musk. Njoftimi i shefit të Twitter vjen rreth një muaj pasi ai la të kuptohej se po punohej për një sistem të ri.

Aktualisht, përdoruesit mund të shtypin ikonën në formë ylli në cepin e djathtë të ekranit për të kaluar nga postimet që ndjekin në ato të rekomanduara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco