Europa Nostra: Të ndërhyet urgjentisht për të shpëtuar 'Urën e Zogut'

19:58, 24/12/2022
A+ Aa A-

E shpallur Monument Kulture I Kategorisë së parë që prej 1999 Ura e zogut tashmë është drejt rrënimit. Reshjet e muajit dhjetor e kanë dëmtuar edhe më shumë.

konsulent i Bankës Evropiane të Investimit për programin e “7 më të rrezikuarat”

Peter Bond  u shpreh për Citizens Channel se Ajo çfarë është e qartë është se gjendja e urës së Zogut po përkeqësohet”, Madje ai tha s “Është urgjente ndërmarrja e veprimeve të palëve përkatëse, në mënyre që ky objekt i vlefshëm i trashëgimisë të ruhet. Programi “7 më të rrezikuarat” drejtohet nga “Europa Nostra” në partneritet me “Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve”. Prej vitit 2013, programi “7 më të rrezikuarat” është pjesë e një fushate të shoqërisë civile për të shpëtuar trashëgiminë e rrezikuar të Evropës përmes rritjes së ndërgjegjësimit, përgatitjes së vlerësimeve të pavarura dhe propozimeve për veprim. Ky program siguron një grant prej 10,000 € për shpëtimin e monumenteve të listuara si në rrezik. “Ne po planifikojmë të kryejmë misionin tonë të vlerësimit në një të ardhme të afërt”, – përfundon Peter Bond. Ndërkohe Listimi i këtij monumenti si një ndër 7 saitet evropiane në rrezik nga “Europa Nostra” vjen në sajë të angazhimit komunitar të aktivistëve dhe banorëve të Kurbinit. Nga ana tjeter autoritetet shteterore nuk kane ndermarre asnje iniciative konkrete per shpetimin e kesaj ure shekullore, e cila u ndertua nga qeveria e Zogut ne vitin 1927.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco